Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Thaçi para Hagës: “Plotësisht i pafajshëm” për aktakuzën e dytë

Qendra Info by Qendra Info
27/02/2026
in Lajme
0
Thaçi para Hagës: “Plotësisht i pafajshëm” për aktakuzën e dytë
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar i pafajshëm për aktakuzën e dytë që i është ngritur nga Dhomat e Specializuara të Kosovës lidhur me ndërhyrje në administrimin e drejtësisë.

Gjatë paraqitjes para gjykatës, Thaçi u pyet nga gjyqtari për qëndrimin e tij ndaj akuzave, ndërsa ai u përgjigj shkurt: “Plotësisht i pafajshëm.”

Të pafajshëm janë deklaruar edhe të akuzuarit e tjerë në këtë rast:

  • Bashkim Smakaj

  • Fadil Fazliu

  • Isni Kilaj

  • Hajredin Kuçi

Aktakuza ndaj tyre ishte konfirmuar më 29 nëntor 2024 nga gjykatësja e procedurës paraprake, e cila kishte lëshuar edhe fletarrestime për disa prej të dyshuarve dhe një fletëthirrje.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit dyshohen për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në procesin gjyqësor për krime lufte ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Ndërkohë, kryeprokurorja e specializuar Kimberly West deklaroi se Thaçi akuzohet për ndërhyrje sistematike në dëshmitarë dhe për shkelje të urdhrave gjyqësorë që synojnë mbrojtjen e informacionit konfidencial.

Sipas saj, veprimet e pretenduara janë dokumentuar përmes audio-incizimeve të siguruara me autorizim të gjykatës dhe janë zhvilluar në takime që nuk kishin status të privilegjuar.

Related

Previous Post

Alberta: fraktura gjeopolitike në zemër të G7 – kur energjia, identiteti dhe “MAGA soft power” takohen

Next Post

FMN miraton kredi 8 miliardë dollarë për Ukrainën, Hungaria vazhdon të bllokojë paketën e BE-së

Next Post
FMN miraton kredi 8 miliardë dollarë për Ukrainën, Hungaria vazhdon të bllokojë paketën e BE-së

FMN miraton kredi 8 miliardë dollarë për Ukrainën, Hungaria vazhdon të bllokojë paketën e BE-së

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.