Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Trafikonin vepra arti të vjedhura në Europë, goditet grupi kriminal në Tiranë – Arrestohen dy persona, një tjetër në kërkim

Enesa Veseli by Enesa Veseli
31/10/2025
in Lajme
0
Trafikonin vepra arti të vjedhura në Europë, goditet grupi kriminal në Tiranë – Arrestohen dy persona, një tjetër në kërkim
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tiranë, 31 tetor 2025 

Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të gjerë antidrogë dhe antitrafik të koduar “Muzeu i errët”, në kuadër të të cilit është goditur një grup kriminal që merrej me trafikimin e veprave të artit dhe objekteve me vlera historike e kulturore, të vjedhura në disa shtete të Europës.

Pas hetimeve disa-javore të zhvilluara me metoda speciale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, u arrestuan shtetasit:

  • A. H., 20 vjeç

  • I. Gj., 30 vjeç
    Të dy banues në Kamzë, ndërsa është shpallur në kërkim J. H., 42 vjeç, babai i A. H.

Sipas hetimeve paraprake, tre të dyshuarit vepronin si grup i strukturuar kriminal, duke trafikuar në territorin e Shqipërisë objekte me vlera historike dhe kulturore, të cilat kishin origjinë nga vjedhje të ndodhura në disa shtete europiane. Objekti kryesor i sigurimit ishte shtetasi I. Gj., i cili furnizonte grupin me veprat për t’u shitur në tregun vendas.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre në Kamzë, policia sekuestroi:

  • 31 punime druri të gdhendura me motive të ndryshme;

  • 3 skulptura në formë dhëmbi elefanti;

  • 6 piktura të autorëve të huaj;

  • 411 albume me pulla poste nga vende të ndryshme të botës;

  • Një procesverbal origjinal francez i vitit 1925;

  • Një shpatë metalike, një skulpturë shqiponje, një vazo qelqi dhe një valixhe druri me punime dekorative.

Autoritetet kanë bërë me dije se vijojnë hetimet për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rrjet, si dhe për kapjen e shtetasit J. H., i cili ndodhet ende në arrati./Qendra.INFO

Related

Previous Post

“Vjosa Osmani” – Portret i Presidentes së Kosovës nga Gazmend Freitag

Next Post

Lumir Abdixhiku: “Në Kosovë nuk ka shumicë parlamentare, zgjidhja janë zgjedhjet e reja”

Next Post
Lumir Abdixhiku: “Në Kosovë nuk ka shumicë parlamentare, zgjidhja janë zgjedhjet e reja”

Lumir Abdixhiku: “Në Kosovë nuk ka shumicë parlamentare, zgjidhja janë zgjedhjet e reja”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.