Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Tragjedi në Mal të Zi: Ndërron jetë i riu nga Mitrovica pas plagosjes me armë zjarri

Qendra Info by Qendra Info
31/05/2025
in Lajme
0
Tragjedi në Mal të Zi: Ndërron jetë i riu nga Mitrovica pas plagosjes me armë zjarri
0
SHARES
34
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Podgoricë të Malit të Zi, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka ndërruar jetë i riu nga Mitrovica, Binak Kabashi.

Kabashi, 23-vjeçar nga lagjja Shipol e Mitrovicës, ishte plagosur rëndë mbrëmjen e së enjtes pas një konflikti verbal që degjeneroi në përdorim të armës së zjarrit. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një debati mes tij dhe një shtetasi shqiptar me inicialet E.B., po ashtu 23-vjeç.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në Qendrën Klinike të Malit të Zi, Kabashi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital.

Lajmin për vdekjen e të riut e ka konfirmuar edhe babai i tij, Ali Kabashi, përmes një postimi emocional në rrjetin social Facebook.

Autoritetet malazeze janë duke hetuar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet nëse i dyshuari është ndaluar nga policia.

Familja Kabashi dhe komuniteti në Mitrovicë janë tronditur nga kjo ngjarje e rëndë, ndërsa reagimet e para të opinionit publik kanë qenë të mbushura me dhimbje dhe thirrje për drejtësi.

Related

Previous Post

“Mendova se do të vdisja me këtë”, ish-asistentja e Diddy dëshmon se është përdhunuar prej tij

Next Post

Kurti: Ushtria e Kosovës po dëshmon aftësi të larta ndërveprimi me ushtritë e NATO-s

Next Post
Kurti: Ushtria e Kosovës po dëshmon aftësi të larta ndërveprimi me ushtritë e NATO-s

Kurti: Ushtria e Kosovës po dëshmon aftësi të larta ndërveprimi me ushtritë e NATO-s

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.