Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Tragjedi në Malishevë: 25-vjeçarja humb jetën, 26-vjeçari në gjendje të rëndë

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
24/08/2026
in Category
0
Tragjedi në Malishevë: 25-vjeçarja humb jetën, 26-vjeçari në gjendje të rëndë
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka dhënë detaje për dy personat që u dërguan për trajtim pas plagosjes me armë zjarri në fshatin Kërvasari të Malishevës.

Sipas QKUK-së, më 24 gusht, rreth orës 00:15, në Qendrën Emergjente janë pranuar dy persona, të cilët sipas të dhënave fillestare kishin ardhur nga rajoni i Malishevës.

Njëra prej tyre, një grua 25-vjeçare, ka arritur në Qendrën Emergjente pa shenja jete, me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Ndërkaq, një burrë 26-vjeçar është pranuar me plagë nga arma e zjarrit dhe është duke marrë trajtim mjekësor në QKUK. Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë shumë e rëndë.

Ngjarja kishte ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Kërvasari të Malishevës, ku, sipas Policisë, dy personat, një çift bashkëshortor, ishin gjetur të plagosur në një dhomë gjumi. Të dy ishin dërguar për trajtim në QKUK.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Policia më pas kishte njoftuar se nga QKUK-ja ishte informuar për vdekjen e gruas, ndërsa sipas të dhënave të deritanishme, ajo ishte shtatzënë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”.

QKUK ka bërë të ditur se stafi emergjent po ofron trajtimin e nevojshëm mjekësor për të plagosurin dhe se, në përputhje me procedurat në fuqi, do të bashkëpunojë me institucionet kompetente.

Për rrethanat, motivin dhe shkaqet e sakta të ngjarjes, hetimet po vazhdojnë nga organet kompetente.

Related

Previous Post

Të shtëna me armë në një aheng në Kaçanik, policia sekuestron 65 fishekë dhe 15 gëzhoja

Next Post

Sot nis gjykimi ndaj Artan Grubit, ish-zv.kryeministri përballet me drejtësinë.

Next Post
Sot nis gjykimi ndaj Artan Grubit, ish-zv.kryeministri përballet me drejtësinë.

Sot nis gjykimi ndaj Artan Grubit, ish-zv.kryeministri përballet me drejtësinë.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.