Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Tragjedi në Prishtinë: 24-vjeçarja humb jetën në poligonin e qitjes

Qendra Info by Qendra Info
30/08/2025
in Lajme
0
Tragjedi në Prishtinë: 24-vjeçarja humb jetën në poligonin e qitjes
0
SHARES
25
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku një e re ka humbur jetën tragjikisht në poligonin e qitjes “Fazani-S”.

Viktima është identifikuar si Lindore Sejdiu, 24 vjeçare, e cila rreth orës 19:20 është plagosur me armë zjarri në pjesën abdominale. Pavarësisht se është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), mjekët nuk kanë arritur ta shpëtojnë dhe ajo ka ndërruar jetë rreth orës 22:00.

Në vendngjarje kanë dalë njësitet e hetimeve rajonale dhe forenzika. Fillimisht, prokurori i krimeve të rënda e ka cilësuar rastin si “vetëvrasje”, por pas veprimeve të mëtejshme hetimore, është marrë vendim për arrestimin e pronarit të poligonit, Hashim Rexhepi, 55 vjeç. Ai është dërguar në ndalim për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasojë vdekje”.

Hetimet për këtë rast tragjik po vazhdojnë, ndërsa autoritetet premtojnë se do të zbardhin plotësisht rrethanat.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Related

Previous Post

Kuvendi i Kosovës sërish në bllokadë: Zgjedhja e nënkryetarit serb mbetet pengesa kryesore

Next Post

Pa kolona në kufi – pritje nga 3 deri në 10 minuta në shumicën e pikave

Next Post
Nuk ka pritje të gjata në asnjërën nga pikat kufitare

Pa kolona në kufi – pritje nga 3 deri në 10 minuta në shumicën e pikave

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.