Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Trazira në Los Anxhelos pas arrestimeve të emigrantëve – Trump dërgon Gardën Kombëtare

Qendra Info by Qendra Info
08/06/2025
in Lajme
0
Trazira në Los Anxhelos pas arrestimeve të emigrantëve – Trump dërgon Gardën Kombëtare
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar vendosjen e 2,000 pjesëtarëve të Gardës Kombëtare në qytetin e Los Anxhelosit, pas përshkallëzimit të protestave dhe shpërthimit të dhunës gjatë demonstratave kundër arrestimeve masive të emigrantëve të paligjshëm nga Shërbimi i Imigracionit dhe Doganave (ICE).

Trazirat, të cilat nisën të shtunën, përfshinë përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit në lagjen Paramount, një zonë e njohur për komunitetin latino. Protestuesit kundërshtuan përpjekjet e ICE për të ndaluar emigrantë, duke hedhur sende drejt policisë dhe duke bllokuar një autobus të agjentëve. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe granata ndriçuese për shpërndarjen e turmës. Më shumë se 40 persona janë arrestuar për pengim të operacioneve federale.

Në një deklaratë në platformën X, zëvendësdrejtori i FBI-së, Dan Bongino, paralajmëroi për masa të ashpra ndaj dhunës:

“Ju sillni kaos, ne sjellim prangat. Do të ketë edhe shumë arrestime. Po analizojmë pamjet filmike për të identifikuar autorët.”

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt, kritikoi ashpër autoritetet lokale të Kalifornisë, duke i quajtur “të paafta” për të ruajtur rendin dhe për të bashkëpunuar me strukturat federale.

Guvernatori demokrat i Kalifornisë, Gavin Newsom, reagoi menjëherë, duke e cilësuar vendimin e presidentit Trump si “qëllimisht provokues” dhe paralajmëroi pasoja të mëdha në marrëdhëniet mes shtetit të Kalifornisë dhe qeverisë federale.

Prania e agjentëve të ICE u vu re mëngjesin e së shtunës pranë një dyqani “Home Depot”, ku zakonisht mblidhen punëtorë të përkohshëm. Ende nuk është konfirmuar nëse agjentët ndodheshin aty për arrestime specifike apo si pjesë e një operacioni më të gjerë për përgatitje taktike.

Pamje televizive të marra më vonë treguan rrugë të mbushura me mbeturina, karroca të përmbysura dhe protestues që dogjën një flamur amerikan – një akt që ka nxitur reagime të ashpra në rrjetet sociale.

Ndërkohë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, paralajmëroi një përgjigje edhe më të ashpër nëse situata del jashtë kontrollit:

“Nëse dhuna vazhdon, marinsat nga baza Pendleton do të aktivizohen gjithashtu. Ata janë në gatishmëri të lartë për të ruajtur rendin.”

Incidentet e fundit vijnë në vazhdën e një operacioni kombëtar të nisur nga administrata Trump kundër emigracionit të paligjshëm. Pamjet e shpërndara nga kreu i Patrullës Kufitare, Michael Banks, tregojnë qartë përballjen e dhjetëra agjentëve të armatosur me uniforma taktike kundër protestuesve. Këshilltari i lartë i Trumpit, Stephen Miller, i quajti këto protesta:

“Një kryengritje kundër rendit ligjor dhe sovranitetit të SHBA-së.”

Ngjarjet në Los Anxhelos kanë nxitur polemika të mëdha në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, duke rindezur debatin për politikën e emigracionit dhe përdorimin e forcës nga autoritetet federale në territoret shtetërore.

Related

Previous Post

Silvinjo pas barazimit ndaj Serbisë: Krenar për ekipin, por i zhgënjyer nga rezultati

Next Post

Dyshohet për privim të kundërligjshëm nga liria në Gjilan – vajza merret me forcë dhe dërgohet drejt Prishtinës

Next Post
Dy të arrestuar dhe tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit

Dyshohet për privim të kundërligjshëm nga liria në Gjilan – vajza merret me forcë dhe dërgohet drejt Prishtinës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.