Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Tre ministra sodisin heqjen e një tabele në cirilike: dita e parë e fushatës zgjedhore të VV-së nis në veri.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
28/05/2026
in Category
0
Tre ministra sodisin heqjen e një tabele në cirilike: dita e parë e fushatës zgjedhore të VV-së nis në veri.
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fushata zgjedhore për Vetëvendosjen nisi në veri.

Në Zveçan u hoq një tabelë në ciriliqe dhe u vendos pllakë zyrtare e Republikës së Kosovës bashkë me flamur shtetëror.

Tre ministra në detyrë soditën ngjarjen dhe u bë videklipi zgjedhor.

Xhelal Sveçla u deklarua në serbisht shkurtazi për mediat lokale atje ndërsa fjalën kryesore e mori Dimal Basha, ministër në detyrë i Infrastrukturës.

Basha tha se janë marrë nën kontroll pronat dhe objektet hekurudhore atje nga “strukturat paralele të Serbisë.”

Pas kryerjes së këtij aksioni policor, Basha u kujdes ta ndërtojë videospotin zgjedhor për Facebook ku shkroi për forcim të sovranitetit në veri.

“…të gjitha objektet dhe pronat publike hekurudhore në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, të cilat deri më tani ishin të uzurpuara nga strukturat ilegale paralele serbe….dhe përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e rendit institucional, shtrirjen e autoritetit shtetëror dhe mbrojtjen e aseteve strategjike të Republikës së Kosovës,” shkroi Basha.

Nga sot hapet zyrtarisht fushata zgjedhore kur kanë mbetur edhe 10 ditë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit.

Veriu i Kosovës është kthyer sërish në material kampanje zgjedhore të Vetëvendosjes, njëjtë sikurse fushatën së kaluar ku garohej me sllogan “Cep më Cep.”

Glauk Konjufca i Vetëvendosjes e nisi mbrëmë një takim zgjedhor në Mitrovicë duke folur për një Kosovë “me dy copa që e kemi bë një.”

“Neve na ka ra hise këtë Kosovë që e kena marrë si me dy copa, me bë një. Ju keni besu kur kena thanë ne që kjo bëhet. Dhe ju keni thënë ‘ta provojmë, se edhe na besojmë që bëhet.’ Dhe është kombinu populli me qeverinë dhe u bë,” tha ai.

Për herë të parë në historinë e vet, vendi shkoi në zgjedhje të jashtëzakonshme pas moszgjedhjes së Presidentit.

Zyrtarisht sot fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat mbahen pas 10 dite më 7 qershor.

Partitë politike ndonëse fushatën faktike s’e kanë ndalur asnjëherë sot e nisin atë zyrtarisht për të kërkuar votën qytetare.

Partia më e madhe në vend, Vetëvendosja, e hap fushatën në Ferizaj në mbrëmje, ndërsa tubimin hapës e ka bërë ditë më parë me shpalosjen e zotimeve.

Për orë të tëra Albin Kurti paraqiti atë që, sipas tij, ai do ta kryejë në mandatin katër vjeçar të ardhshëm.

Sllogani i kësaj partie ngërthen dyanësi si “shtet për krejt, krejt për shtet.”

Partia Demokratike e Kosovës, me të nominuarin e tyre për kryeministër, Bedri Hamzën, po ashtu e hap fushatën në Ferizaj, dy orë më vonë se Vetëvendosja.

Kjo parti ka nxjerrë slloganin “Stop Krizës,” në atë që thonë se Vetëvendosja po e (mirë)mban si pjesë të karakterit të saj politik dhe qeverisës.

Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës, tash e kryesuar nga Vjosa Osmani si bartëse e liste dhe “kandidate për presidente,” tubimin e hap në Prishtinë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tash e drejtuar dhe kryesuar në listë nga Ardian Gjini, fushatën e hap në Gjakovë.

Edhe pas këtyre zgjedhjeve, moszgjedhja e presidentit si gjë e parë, mund ta dërgojë vendin automatikisht në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Related

Previous Post

Limaj vendos sloganin e PDK-së në profilin e tij në Facebook.

Next Post

“Plisat” të pikëlluar nga vrasja e “Radullës”: dha gjithçka për qytetin, klubin e kombëtaren – në çdo kohë.

Next Post
“Plisat” të pikëlluar nga vrasja e “Radullës”: dha gjithçka për qytetin, klubin e kombëtaren – në çdo kohë.

“Plisat” të pikëlluar nga vrasja e “Radullës”: dha gjithçka për qytetin, klubin e kombëtaren – në çdo kohë.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.