Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Ballina

Tregtia mes Shqipërisë dhe Kosovës vazhdon të rritet

28/11/2022
in Ballina
Reading Time: 4 mins read
Tregtia mes Shqipërisë dhe Kosovës vazhdon të rritet
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në nderim të 110 vjetorit të Pavarësisë, kuvendet e Kosovës dhe Shqipërisë ishin organizatorë të mbledhjes së përbashkët, e para e këtij lloji deri më tani.

Që prej janarit të vitit 2014 kur është realizuar takimi i parë i qeverive në Prizren, numri i marrëveshjeve të bashkëpunimit të nënshkruara në këto takime ka tejkaluar 100.

Nëse merren parasysh vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova eksporton më së shumti mallra në Shqipëri. Ky eksport është në rritje nga viti në vit, por vlera e tij është ende e ulët në krahasim me importin, mirëpo tregtia në të dy anët vazhdon të rritet.

Kosova është e rëndësishme për eksportet shqiptare, duke u renditur e treta, pas Italisë e Gjermanisë. Vendi ynë është nga të paktat shtete, me të cilat Shqipëria ka bilanc tregtar pozitiv, ku eksportet janë më të larta sesa importit.

Vendi ynë eksporton në Shqipëri kryesisht mbeturina dhe copëza me përmbajtje hekuri, hekur të përpunuar, pije alkoolike dhe joalkoolike, ndërsa nga Shqipëria importon shufra hekuri dhe çeliku, material ndërtimor, produkte të naftës dhe rrymë elektrike.

Nga të dhënat e tregtisë së jashtme, publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), del se importi ashtu edhe eksporti me Shqipërinë ishte në vitin 2021, me 266 milionë euro e 858 mijë euro përkatësisht 111 milionë euro e 329 mijë euro.Që nga viti 2010 deri më 2021, eksportet e Kosovës në drejtim të Shqipërisë kanë qenë 693 milionë euro e 126 mijë euro, ndërsa importet ishin 1 miliard euro e 829 milionë euro. Raporti për vitin 2021, tregon një rritje të eksporteve kosovare në drejtim të Shqipërisë prej 1 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Gjatë 2021-së, kompanitë kosovare në drejtim të tregut shqiptar eksportuan 111 milionë euro nga 110 milionë euro që ishte një vit më herët.

Krahasuar me vendet e CEFTA-së, Shqipëria merr pjesë me 14.7 për qind të eksporteve, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 11.5 për qind, Serbia me 5.9 për qind dhe Mali i Zi me 3.2 për qind, nga totali prej 278 milionë euro.

E kundërta po ndodh me importet shqiptare drejt tregut të Kosovës. Për këtë vit, nga Shqipëria janë importuar 267 milionë euro nga 191 milionë euro që ishte gjatë 2020-së. Importet nga vendet e CEFTA-së në këtë muaj arritën në 893 milionë euro.

Serbia vazhdon të mbetet vendi me pjesëmarrje më të lartë për import më 6.54 për qind, pasuar nga Shqipëria me 5.7 për qind, Maqedonia e Veriut me 5.2 për qind dhe Bosnja e Hercegovina me 1.1 përqind. Hekuri i përpunuar dhe mbeturinat me përmbajtje të tyre janë produktet që Kosova eksporton më së shumti në drejtim të Shqipërisë, që përbëjnë 37 milionë euro nga totali, ndjekur nga pijet alkoolike dhe jo alkoolike me një pjesëmarrje prej 15 për qind.Po ashtu, hekuri është produkti kryesor që kompanitë shqiptare e sjellin në Kosovë. Gjatë 2021-së, janë importuar shufra hekuri dhe çeliku në vlerë prej 123 milionë euro. Në drejtim të vendit tonë janë sjellë 31 milionë euro gëlqere, cement dhe material ndërtimor i fabrikuar. Për këtë vit janë importuar 10.5 milionë euro, me një rritje prej 99 për qind, krahasuar me 2020-në.

Instituti GAP, Instituti Riinvest dhe Qendra Shqiptare për Konkurrueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare (ACIT), kërkojnë zbatimin e marrëveshjeve të kaluara tregtare. Këto organizata kanë publikuar dy studime mbi marrëveshjet tregtare mes dy shteteve, një nga perspektiva e Kosovës me titull “Potenciali tregtar Kosovë-Shqipëri” dhe tjetri nga perspektiva e Shqipërisë “Dy shtete një ekonomi”.Rekomandimet e dala nga këto dy studime përfshijnë pikërisht zbatimin e marrëveshjeve, eliminimin e barrierave dhe shfrytëzimin e potencialeve ekzistuese.

Studimet rekomandojnë, mes tjerash ngritjen e një strukture dypalëshe të qëndrueshme, me përfaqësi politike dhe teknike, me mandat të qartë dhe me detyrë monitorimin dhe shpejtimin e zbatimit të marrëveshjeve, heqja e barrierave dhe ndjekjen e hapave të tjerë drejt integrimit ekonomik; harmonizimin e legjislacionit për taksat dhe akcizat; heqjen e barrierave ekzistuese në kuadër të vendosjes dhe themelimit të biznesit në të dy vendet; krijimin e instrumenteve të përbashkëta (sikurse Fond i Përbashkët Investimi); si dhe plotësimin e vendimit për përdorimin e Portit të Durrësit nga Dogana e Kosovës për eksport dhe jo vetëm për import. /Telegrafi/

L

Related

Previous Post

Çmimet e naftës, pritet rënie e madhe

Next Post

Makinat elektrike: pse prodhim në Indi dhe jo Evropë?

Next Post
Makinat elektrike: pse prodhim në Indi dhe jo Evropë?

Makinat elektrike: pse prodhim në Indi dhe jo Evropë?

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

29/04/2025
Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

13/01/2022
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Barcelona ndryshon trashëgiminë e “numrit 10”: Ansu Fati largohet, Lamine Yamal merr stafetën

Barcelona ndryshon trashëgiminë e “numrit 10”: Ansu Fati largohet, Lamine Yamal merr stafetën

18/05/2025
Ilir Meta jashtë Parlamentit: Reagon nga burgu, flet për “zgjidhje pragmatiste” dhe fushatë të pabarabartë

Ilir Meta jashtë Parlamentit: Reagon nga burgu, flet për “zgjidhje pragmatiste” dhe fushatë të pabarabartë

18/05/2025
Pacient largohet pa autorizim nga Klinika e Psikiatrisë në Prishtinë – Sinjalizohet policia

Pacient largohet pa autorizim nga Klinika e Psikiatrisë në Prishtinë – Sinjalizohet policia

18/05/2025
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës – Avokati i Popullit: Pasoja të shumta për qytetarët

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës – Avokati i Popullit: Pasoja të shumta për qytetarët

18/05/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Barcelona ndryshon trashëgiminë e “numrit 10”: Ansu Fati largohet, Lamine Yamal merr stafetën

Barcelona ndryshon trashëgiminë e “numrit 10”: Ansu Fati largohet, Lamine Yamal merr stafetën

18/05/2025
Ilir Meta jashtë Parlamentit: Reagon nga burgu, flet për “zgjidhje pragmatiste” dhe fushatë të pabarabartë

Ilir Meta jashtë Parlamentit: Reagon nga burgu, flet për “zgjidhje pragmatiste” dhe fushatë të pabarabartë

18/05/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info