Me vendim të Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A., janë larguar përkohësisht nga puna udhëheqësit e Terminalit Doganor: B.N., M.TH., V.S. dhe M.ZH.
Vendimi, me numra protokolli 8133 dhe 8134, është marrë pas analizës së raportit nr. 6915, i cili evidentoi shkelje të rënda të detyrave të punës. Sipas dokumentacionit, shkeljet përkojnë me nenin 10, paragrafi 1, nënparagrafët 1.1, 1.5 dhe 1.13 të Rregullores për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale, nr. prot: 2906, datë 30.07.2020.
Trepça Sh.A. thekson se ky vendim reflekton përkushtimin e saj ndaj respektimit të rregullave të brendshme, transparencës dhe përgjegjësisë institucionale në të gjitha nivelet.