Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Tri EXIT POLL-e: Lëvizja Vetëvendosje fituese e zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Qendra Info by Qendra Info
28/12/2025
in Lajme
0
Tri EXIT POLL-e: Lëvizja Vetëvendosje fituese e zgjedhjeve të 28 dhjetorit
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tri EXIT POLL-e të publikuara nga Klan Kosova, RTV Dukagjini dhe T7 e kanë renditur Lëvizja Vetëvendosje si fituese të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit.

Sipas EXIT POLL-it të Pipos në Klan Kosova, Vetëvendosje ka marrë 44.1 për qind të votave. Në EXIT POLL-in e Dukagjinit, kjo parti del me 45.7 për qind, ndërsa në EXIT POLL-in e T7 ka fituar 43.5 për qind.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila sipas rezultateve paraprake ka marrë:

  • 23.9% në Klan Kosova

  • 22% në Dukagjin

  • 23.6% në T7

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pozicionohet e treta, me:

  • 16.1% në EXIT POLL-in e Pipos (Klan Kosova)

  • 15.6% në Dukagjin

  • 15% në T7

Sa i përket Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), rezultatet e EXIT POLL-eve tregojnë:

  • 5.8% në Klan Kosova

  • 5.3% në Dukagjin

  • 7% në T7

Këto rezultate janë paraprake dhe bazohen në anketimet e EXIT POLL-eve, ndërsa rezultatet zyrtare pritet të publikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pas numërimit të plotë të votave.

Related

Previous Post

Pjesëmarrja në zgjedhjet e parakohshme arrin 38,55% deri në orën 17:00

Next Post

Mot kryesisht me diell dhe zbutje e erërave të ftohta, temperaturat në rritje gjatë ditës

Next Post
Moti për të enjten: Diell, vranësira dhe reshje të izoluara në rajon

Mot kryesisht me diell dhe zbutje e erërave të ftohta, temperaturat në rritje gjatë ditës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.