Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Tri javë afat pa numra, Haxhiu nuk e thërret seancën konstituive: “T’u japim kohë partive për bisedime”.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
16/07/2026
in Category
0
Tri javë afat pa numra, Haxhiu nuk e thërret seancën konstituive: “T’u japim kohë partive për bisedime”.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tri javë është kalendari kushtetues që kur vendi duhet të ketë legjislativin e themeluar.

Kujdestarja e zyrës së presidentit/es, Albulena Haxhiu, s’ka ftuar seancë konstitutive ende me arsyetimin se synon “t’u jep kohë” partive politike për konsultime.

“Haxhiu vlerëson se partive politike duhet t’u lihet koha dhe hapësira e nevojshme për bisedime dhe për arritjen e marrëveshjes që i duhet vendit për zgjedhjen e presidentit,” u tha për media nga institucioni i presidentit/es.

Partia Vetëvendosje e Albin Kurtit thotë se i ka numrat–deri në 62–për të themeluar kuvendin dhe qeverinë, thjesht me pakicat jo-serbe dhe një serbe.

Me konstituimin e Kuvendit të Kosovës rrjedh me automatizëm afati 60 ditor kushtetues për zgjedhje të presidentit.

Shterrimi i pasuksesshëm i 60 ditëshit për president, e çon po ashtu vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Albin Kurti i Vetëvendosjes gazetarëve u ka thënë se sa i përket partisë së tij, ajo do të jetë e njëjtë në qasje me atë të legjislaturës së kaluar,

“Për themelimin e institucioneve të legislaturës së 11-të nuk duhet ne të ndryshojmë, sepse ne ishim ata që morën iniciativat për takimet, ne ishim ata që ofruam bashkëqeverisje me LDK-në, nga ana jonë kishim oferta e propozime, konstruktuvitet dhe aktivitet,” pati thënë ai javë më parë.

Në atë që vijoi dhe takimet që u ftuan, Aleanca refuzoi takimin duke u qëndruar “gjashtë kërkesave” të tyre, më parësorja pranimi i gazit dhe projekteve të gazit amerikan.

Partia Demokratike e Kosovës njoftoi publikisht se nuk do të synojnë marrëveshje me Vetëvendosjen dhe se do të kryejnë punën e tyre parlametnare si opozitë.

“Bazuar në diskutimet që i kemi pasë, qëndrimi jonë është që PDK për këtë mandat është parti në opozitë dhe ne i dëshirojmë sukses zotit Kurti dhe të gjithë atyre që takohen të bisedojnë t’i jepin vendit institucione”, tha Hamza.

Në anën tjetër Lidhja Demokratike e Kosovës e ka gjetur veten në një pamundësi operimi me thirrjen e Kuvendit Zgjedhor për zhvotim të kryetarit, Lumir Abdixhiku.

151 nënshkrime u deponuan për të thirrur organin më të lartë të kësaj partie për ta peshuar në votëbesim Abdixhikun.

Ky i fundit në shoqërim të Vjosa Osmanit zhvilloi bisedime me Albin Kurtin për marrëveshje politike për formim të institucioneve, ndonëse nuk i zotëronte votat kompakte të grupit parlamentar në ardhje të LDK-së.

Por, kjo rrugë iu ndal në gjysmë.

Nga partia Vetëvendosje u ankuan se kjo gjë “e pengon” një marrëveshje mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas Kusarit, përfaqësuesit e LDK-së që kërkojnë largimin e Lumir Abdixhikut kanë qenë kundërshtarë të bashkëpunimit me Vetëvendosjen.

“Shihet qartë se përpjekja është për të mos u lënë për t’u arritur një finalizim i një marrëveshjeje”, tha ajo në KTV.

Abdixhiku në anën tjetër tha se i ka ndërprerë angazhimet për bisedime me Vetëvendosjen në dritën e iniciativës së mosbesimit të tij.

“Nuk do të ishte as serioze dhe as e përgjegjshme që unë të vazhdoja të negocioja në emër të LDK-së, ndërkohë që mandati im për ta udhëhequr dhe për ta përfaqësuar atë është vënë në diskutim”, tha ai.

Related

Previous Post

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një personi për nxitje të urrejtjes mes grupeve fetare në Facebook.

Next Post

Hulumtuesi i IKD-së: Kosova humbi rreth 43 milionë euro nga fondet e BE-së.

Next Post
Hulumtuesi i IKD-së: Kosova humbi rreth 43 milionë euro nga fondet e BE-së.

Hulumtuesi i IKD-së: Kosova humbi rreth 43 milionë euro nga fondet e BE-së.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.