Një burrë ka përfunduar prapa grilave në qendrën e paraburgimit në Hajvali, pasi dyshohet se ka therur me thikë ish-gruan e tij në Vushtrri.
Siç raporton gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Urall Boshnjaku, rasti u bë i ditur kur viktima u paraqit në Emergjencën e Vushtrrisë për të pranuar tretman mjekësor.
Boshnjaku po ashtu deklaroi se i dyshuari është ndaluar për 30 ditë.

