Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se grupi palestinez Hamas do të “zhduket” nëse nuk i përmbahet kushteve të marrëveshjes së armëpushimit me Izraelin.
Deklarata e tij vjen në një kohë kur të dyja palët, Izraeli dhe Hamasi, po akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të kushteve të marrëveshjes së arritur vetëm pak ditë më parë.
Trump i bëri komentet gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, ku doli përkrah kryeministrit australian Anthony Albanese.
“Kemi një situatë të vogël, relativisht, me Hamasin – e cila do të zgjidhet shumë shpejt, nëse ata nuk e rregullojnë vetë, sepse po shkelni marrëveshjen,” tha Trump.
Ai shtoi se nëse Hamasi nuk “sillet mirë”, atëherë do të “zhduket”, duke theksuar se SHBA-të nuk do të përfshijnë trupa tokësore në ndonjë operacion të mundshëm, por do të mbështesin veprime të koordinuara me vendet aleate, përfshirë Izraelin.
“Ata duhet të jenë të mirë, dhe nëse nuk janë të mirë, do të zhduken,” tha presidenti amerikan.
Megjithatë, Trump la të kuptohet se ende ekziston hapësirë për diplomaci:
“Do t’i japim marrëveshjes së armëpushimit pak shans dhe shpresojmë se do të ketë më pak dhunë.”
/Qendra.info/

