Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

TRUMP “MBURRET”: E NDALA LUFTËN MES KOSOVËS DHE SERBISË!

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani dhe Izraeli do të arrijnë një marrëveshje për paqe, ndërsa ka përmendur si shembull ndërmjetësimin e tij për zbutjen e tensioneve historike midis Kosovës dhe Serbisë.

Valon Arifi by Valon Arifi
15/06/2025
in Lajme
0
TRUMP “MBURRET”: E NDALA LUFTËN MES KOSOVËS DHE SERBISË!
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qendra.Info – Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një deklaratë të bujshme, duke u zotuar se Irani dhe Izraeli do të arrijnë një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit të tyre – dhe ka përfshirë në këtë kontekst edhe Kosovën dhe Serbinë.

Në një postim në Truth Social, Trump shkroi se “Irani dhe Izraeli duhet të bëjnë një marrëveshje dhe do të bëjnë një marrëveshje, ashtu siç i bëra unë Indisë dhe Pakistanit të bënin”. Më tej, ai theksoi se “po zhvillohen shumë thirrje dhe takime” për të bindur palët të ndalojnë luftimet.

Por ajo që ngjalli interes në rajon ishte përmendja e Kosovës dhe Serbisë, për të cilat Trump tha: “Armqësinë e gjatë midis Kosovës dhe Serbisë, e ndalëm atë”.

Kjo deklaratë i referohet marrëveshjes për normalizim ekonomik të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020, gjatë kohës kur Trump ishte president. Megjithatë, kjo marrëveshje, e ndërmjetësuar nga administrata amerikane, kishte fokus më shumë në bashkëpunimin ekonomik sesa në zgjidhjen e çështjeve politike ndërmjet dy shteteve.

Analistët politikë në Kosovë dhe rajon kanë reaguar ndryshe ndaj pretendimeve të Trump. Disa e shohin këtë si një përpjekje për të rikujtuar rolin amerikan në rajon, ndërsa të tjerë e shohin si një deklaratë të ekzagjeruar, duke pasur parasysh tensionet e vazhdueshme mes Prishtinës dhe Beogradit dhe ngecjet në dialogun e udhëhequr nga BE.

Related

Previous Post

Fakte intersante për jetën dhe njerëzit

Next Post

“Kemi prova!” – Irani zbulon përfshirjen amerikane në sulm, Trump mohon gjithçka

Next Post
“Kemi prova!” – Irani zbulon përfshirjen amerikane në sulm, Trump mohon gjithçka

“Kemi prova!” – Irani zbulon përfshirjen amerikane në sulm, Trump mohon gjithçka

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.