Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

Trump mund të takohet me Putinin javën e ardhshme – Shtëpia e Bardhë sinjalizon mundësinë e negociatave për paqe

06/08/2025
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
Trump mund të takohet me Putinin javën e ardhshme – Shtëpia e Bardhë sinjalizon mundësinë e negociatave për paqe
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mund të zhvillojë një takim personal me Presidentin rus, Vladimir Putin, javën e ardhshme, në përpjekje për të ndërmjetësuar një përfundim të luftës Rusi-Ukrainë. Këtë e ka bërë të ditur një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë të mërkurën.

Sipas burimeve të Associated Press, ndonëse takimi ende nuk është planifikuar zyrtarisht dhe nuk është caktuar ndonjë vendtakim, përgatitjet për një samit të tillë janë duke u shqyrtuar. Zyrtari amerikan, i cili kërkoi të mbetet anonim për shkak të natyrës së ndjeshme të diskutimeve, konfirmoi se bisedimet për një takim janë në zhvillim e sipër.

Lajmi u publikua fillimisht nga “The New York Times”, vetëm pak orë pasi i dërguari special i Trump-it, Steve Witkoff, zhvilloi një takim në Moskë me Presidentin Putin. Vetë Trump njoftoi në rrjetin Truth Social se Witkoff kishte pasur një “takim shumë produktiv” me udhëheqësin rus, ku sipas tij është arritur “përparim i madh”.

Sipas Trump, pas këtij takimi, janë informuar edhe aleatët evropianë të SHBA-së, të cilët thuhet se do të bashkëpunojnë në përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë “gjatë ditëve dhe javëve në vijim”.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi se “Rusët shprehën gatishmërinë për të takuar Presidentin Trump dhe ai mbetet i hapur për të zhvilluar takim si me Presidentin Putin, ashtu edhe me Presidentin Zelensky.” Megjithatë, ajo nuk dha detaje rreth afatit apo vendit të mundshëm të zhvillimit të takimit.

Ndërkohë, Kremlini bëri të ditur se takimi midis Putinit dhe Witkoff-it zgjati rreth tre orë. Këshilltari për çështje të jashtme i Putinit, Yuri Ushakov, e cilësoi këtë takim si “një bisedë të dobishme dhe konstruktive”, ku u diskutua kriza në Ukrainë dhe mundësitë për zhvillimin e bashkëpunimit strategjik mes Moskës dhe Uashingtonit.

Takimi vjen vetëm disa ditë përpara afatit të caktuar nga Shtëpia e Bardhë që Rusia të arrijë një marrëveshje paqeje me Ukrainën, në të kundërtën, ajo do të përballet me sanksione të reja ekonomike të ashpra që mund të prekin edhe vendet partnere që importojnë naftë ruse.

Related

Previous Post

Rubio pas takimit me Gjuriç: Dialog strategjik SHBA–Serbi, në sfond edhe sanksionet ndaj Rusisë

Next Post

Dy aksione të ndara policore në Kosovë: Arrestime për “Detyrim” dhe “Organizim të skemave piramidale”

Dy aksione të ndara policore në Kosovë: Arrestime për "Detyrim" dhe "Organizim të skemave piramidale"

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

29/06/2025
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Kurti pret emisarin e BE-së: Theksohet progresi në veri dhe kërkohet reagim ndaj provokimeve serbe

Kurti pret emisarin e BE-së: Theksohet progresi në veri dhe kërkohet reagim ndaj provokimeve serbe

06/08/2025
Dy aksione të ndara policore në Kosovë: Arrestime për “Detyrim” dhe “Organizim të skemave piramidale”

Dy aksione të ndara policore në Kosovë: Arrestime për “Detyrim” dhe “Organizim të skemave piramidale”

06/08/2025
Trump mund të takohet me Putinin javën e ardhshme – Shtëpia e Bardhë sinjalizon mundësinë e negociatave për paqe

Trump mund të takohet me Putinin javën e ardhshme – Shtëpia e Bardhë sinjalizon mundësinë e negociatave për paqe

06/08/2025
Rubio pas takimit me Gjuriç: Dialog strategjik SHBA–Serbi, në sfond edhe sanksionet ndaj Rusisë

Rubio pas takimit me Gjuriç: Dialog strategjik SHBA–Serbi, në sfond edhe sanksionet ndaj Rusisë

06/08/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Kurti pret emisarin e BE-së: Theksohet progresi në veri dhe kërkohet reagim ndaj provokimeve serbe

Kurti pret emisarin e BE-së: Theksohet progresi në veri dhe kërkohet reagim ndaj provokimeve serbe

06/08/2025
Dy aksione të ndara policore në Kosovë: Arrestime për “Detyrim” dhe “Organizim të skemave piramidale”

Dy aksione të ndara policore në Kosovë: Arrestime për “Detyrim” dhe “Organizim të skemave piramidale”

06/08/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info