Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

Trump përgatit hapin vendimtar për “Operacionin Grenlanda”: Propozon status ushtarak dhe lehtësime fiskale për ishullin strategjik

10/05/2025
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
Trump përgatit hapin vendimtar për “Operacionin Grenlanda”: Propozon status ushtarak dhe lehtësime fiskale për ishullin strategjik
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Donald Trump po shtyn përpara një plan të ri për ta vendosur Grenlandën nën një status të veçantë në sferën e ndikimit amerikan, duke e konsideruar ishullin si një pikë kyçe strategjike për interesat ushtarake dhe ekonomike të SHBA-së në Arktik.

Sipas një raporti të agjencisë Reuters, administrata e Trump po shqyrton një model bashkëpunimi të ngjashëm me marrëveshjet që SHBA ka me disa shtete ishullore të Paqësorit, duke i ofruar Grenlandës lehtësime doganore, mbrojtje ushtarake dhe prani të përhershme të forcave amerikane.

Tre burime për CNN konfirmojnë se është propozuar ndryshimi i komandës që mbikëqyr interesat e sigurisë në Grenlandë, duke kaluar nga Komanda Evropiane e SHBA-së (EUCOM) në Komandën Veriore (NORTHCOM), që është përgjegjëse për territorin amerikan dhe kufirin jugor. Ky veprim do të theksonte edhe më shumë interesin e drejtpërdrejtë të SHBA për Grenlandën si pjesë e kontinentit të Amerikës së Veriut, pavarësisht se politikisht ajo i përket Mbretërisë së Danimarkës.

Trump ka qenë hapur për dëshirën për të integruar Grenlandën në SHBA, që para marrjes së detyrës në 2016, madje nuk ka përjashtuar përdorimin e forcës ushtarake për ta realizuar një gjë të tillë. “Grenlanda është shumë e rëndësishme për sigurinë tonë kombëtare,” është shprehur ai, duke theksuar rritjen e pranisë kineze dhe ruse në Arktik.

Grenlanda, e cila ka rreth 57 mijë banorë, është e pasur me minerale të rralla dhe burime natyrore, përfshirë 25 nga 35 mineralet që Komisioni Evropian i cilëson si “kritike”.

Megjithatë, katër nga pesë partitë politike në parlamentin e Grenlandës kanë refuzuar presionin amerikan, pak para vizitës së zëvendëspresidentit amerikan J.D. Vance në bazat ushtarake amerikane në këtë territor.

Ndërkohë, autoritetet daneze kanë shprehur shqetësim, duke paralajmëruar se një zhvendosje e tillë simbolike nënkomandimi mund të çojë në perceptimin se Grenlanda po largohet nga sovraniteti danez.

Një zyrtar amerikan tha për CNN se prania ekzistuese e bazës ushtarake amerikane në Grenlandë shpesh anashkalohet nga Komanda Evropiane për shkak të largësisë, ndërsa për NORTHCOM, ishulli përfaqëson një pikë strategjike për mbrojtjen nga kërcënimet e mundshme në veri.

Një dokument i pa klasifikuar i shërbimeve inteligjente të SHBA e përmend Grenlandën katër herë, duke e cilësuar atë si një fushë të re konkurrimi mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës në Arktik.

Nëse plani i Trump përparon, ai mund të sjellë një ndryshim rrënjësor në pozicionin gjeopolitik të Grenlandës, me pasoja të mëdha për balancën e fuqisë në veri të Atlantikut dhe kontrollin mbi burimet natyrore të Arktikut.

Related

Previous Post

Tensionet mes Pakistanit dhe Indisë përshkallëzohen: Ushtria pakistaneze publikon pamje të sulmeve raketore, nis Operacionin “Bunyanun Marsoos”

Next Post

Albin Kurti kritikon refuzimin e LDK-së për koalicion: “Ne duam qeveri normale, jo të tranzicionit”

Next Post
Shpërthimi në Zveçan, Kurti: Sulmi tinëzar i atyre që nuk sundojnë më në veriun e Kosovës

Albin Kurti kritikon refuzimin e LDK-së për koalicion: “Ne duam qeveri normale, jo të tranzicionit”

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

29/06/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

“Brenda 30 ditëve të arrihet një pajtim” – Krejt çka u tha sot pas takimeve të Osmanit me krerët e partive politike

“Brenda 30 ditëve të arrihet një pajtim” – Krejt çka u tha sot pas takimeve të Osmanit me krerët e partive politike

02/07/2025
Peci e pranon se nuk i ka hyrë me qejf garës në Mitrovicë: Vendosa pasi fola mbi 5 orë me Kurtin

Peci e pranon se nuk i ka hyrë me qejf garës në Mitrovicë: Vendosa pasi fola mbi 5 orë me Kurtin

02/07/2025
Osmani flet pas takimit konsultative me liderët e partive politike: Brenda 30 ditëve të arrihet një pajtim

Osmani flet pas takimit konsultative me liderët e partive politike: Brenda 30 ditëve të arrihet një pajtim

02/07/2025
Kriza në Universitetin e Gjakovës: Vetëm një program i akredituar, dorëheqje zinxhirore dhe akuzat ndaj rektorit

Kriza në Universitetin e Gjakovës: Vetëm një program i akredituar, dorëheqje zinxhirore dhe akuzat ndaj rektorit

02/07/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

“Brenda 30 ditëve të arrihet një pajtim” – Krejt çka u tha sot pas takimeve të Osmanit me krerët e partive politike

“Brenda 30 ditëve të arrihet një pajtim” – Krejt çka u tha sot pas takimeve të Osmanit me krerët e partive politike

02/07/2025
Peci e pranon se nuk i ka hyrë me qejf garës në Mitrovicë: Vendosa pasi fola mbi 5 orë me Kurtin

Peci e pranon se nuk i ka hyrë me qejf garës në Mitrovicë: Vendosa pasi fola mbi 5 orë me Kurtin

02/07/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info