Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Trump pezullon lotarinë e Green Card pas sulmit në universitet, dy viktima

Qendra Info by Qendra Info
19/12/2025
in Lajme
0
Trump pezullon lotarinë e Green Card pas sulmit në universitet, dy viktima
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendosur të pezullojë skemën amerikane të lotarisë për kartën e gjelbër (Green Card), pas një sulmi të armatosur të ndodhur javën e kaluar në Universitetin Brown, ku humbën jetën dy persona.

Sipas raportimit të BBC, i dyshuari për sulmin, një shtetas portugez, ishte futur në SHBA përmes programit të vizave të diversitetit (DV Lottery) në vitin 2017 dhe kishte përfituar kartën e gjelbër. Ai u gjet i vdekur të enjten.

Sekretarja amerikane e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, konfirmoi se pezullimi i programit është bërë me urdhër të drejtpërdrejtë të presidentit Trump, duke theksuar se vendimi synon “të sigurojë që asnjë amerikan tjetër të mos dëmtohet nga ky program shkatërrues”.

Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se dyshojnë se i njëjti person, Claudio Neves Valente (48 vjeç), ka qenë i përfshirë edhe në një vrasje tjetër më herët gjatë kësaj jave, ku viktimë dyshohet të ketë qenë profesori portugez i Institutit të Teknologjisë në Masaçusets (MIT), Nuno Loureiro.

Programi i lotarisë së Green Card ofron çdo vit deri në 50 mijë viza, përmes një procesi përzgjedhjeje të rastësishme, për shtetas nga vende me nivele të ulëta emigrimi drejt Shteteve të Bashkuara. Ky program ka qenë prej vitesh objekt kritikash nga Trump dhe rrethi i tij politik.

Në një postim në rrjetet sociale, Noem rikujtoi se presidenti Trump kishte tentuar ta shfuqizonte këtë skemë që në vitin 2017, pas një sulmi terrorist me kamion në Nju Jork, ku u vranë tetë persona.

Pezullimi i programit pritet të shkaktojë reagime të shumta, veçanërisht në vendet që tradicionalisht përfitojnë nga lotaria e Green Card, ndërsa autoritetet amerikane paralajmërojnë se do të rishikojnë në tërësi politikat e emigracionit për arsye sigurie kombëtare.

Related

Previous Post

Lajm i mirë për shqiptarët në Austri: Rritje pagash dhe bonus për punonjësit e mjekësisë

Next Post

Tender për punësim: Komuna e Prishtinës po i anashkalon konkurrimet publike

Next Post
Tender për punësim: Komuna e Prishtinës po i anashkalon konkurrimet publike

Tender për punësim: Komuna e Prishtinës po i anashkalon konkurrimet publike

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.