Presidenti amerikan Donald Trump ka prezantuar një plan të ri paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke deklaruar se administrata e tij e ardhshme do të punojë për një zgjidhje të shpejtë të konfliktit. Detajet e planit nuk janë bërë ende publike, por Trump ka nënvizuar se objektivi i tij është “të ndalë luftën dhe të stabilizojë Evropën”.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar menjëherë ndaj nismës, duke e konsideruar SHBA-në partner kyç për çdo marrëveshje të mundshme.
Zelensky theksoi se Ukraina është e gatshme të bashkëpunojë me Uashingtonin për çdo propozim që garanton drejtësi, siguri dhe respektim të integritetit territorial të vendit.
Sipas tij, çdo plan paqeje duhet të jetë i bazuar në parime të qarta dhe jo në koncesione që rrezikojnë sovranitetin e Ukrainës.
Tensionet në front dhe ndryshimet në skenën gjeopolitike kanë rritur pritshmëritë mbi rolin që SHBA mund të marrë në negociatat e ardhshme.

