Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se çdo bisedë e tij me presidentin rus Vladimir Putin është “e mirë”, por ka theksuar se pas tyre sulmet ndaj Ukrainës vazhdojnë.
Në një prononcim për gazetarët, Trump tha se pas takimit të fundit në Uashington me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe disa liderë evropianë, ai ka biseduar sërish me Putinin.
“Çdo bisedë që kam me të është e mirë. Dhe pastaj, për fat të keq, një bombë bie në Kiev ose diku tjetër, dhe kjo më zemëron shumë”, tha Trump, pa specifikuar datën e saktë të bisedës.
Trump kujtoi gjithashtu se muajin e kaluar priti Putinin në Alaskë dhe më pas u takua me Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë, ku madje kishte tentuar të organizonte një takim mes dy presidentëve.
I pyetur pse Putini nuk është i gatshëm të takohet me Zelenskyn, Trump u përgjigj shkurt: “Sepse nuk e pëlqen atë.”