Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

Trump shpall tarifa reciproke ndaj të gjitha vendeve, përfshirë Kosovën

03/04/2025
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
Trump i vendos afat TikTok-ut, pronar jo-kinez deri më 5 prill ose do të mbyllet në SHBA
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të mërkurën se SHBA-ja do të vendosë një tarifë prej 10% për importet nga të gjitha vendet, përfshirë Kosovën dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Ky vendim i Trump ka për qëllim të ndalë deficitin tregtar të SHBA-së dhe të stimulojë prodhimin brenda vendit. Ai gjithashtu ka njoftuar tarifa më të larta për disa shtete që kanë suficit tregtar me SHBA-në, siç janë Kina dhe vendet e Bashkimit Evropian.

Tarifat për vendet e Ballkanit Perëndimor janë të ndryshme: 10% për importet nga Kosova dhe Shqipëria, ndërsa Serbia do të përballet me një tarifë prej 37%, Bosnja e Hercegovina 35%, dhe Maqedonia e Veriut 33%.

Në fjalimin e tij nga Shtëpia e Bardhë, Trump pohoi se tarifa ndaj mallrave të importuara nga Kina do të jetë 34%, nga Bashkimi Evropian 20%, ndërsa për Koreja e Jugut dhe Japoninë, tarifa do të jetë përkatësisht 25% dhe 24%.

Për Kosovën, produktet që eksportohen në SHBA përfshijnë ushqime, lëngje, tekstil, dyshekë, si dhe produkte nga druri dhe plastika. Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, vlera e eksporteve të Kosovës në SHBA ka njohur një rritje të madhe, duke arritur nga 3 milionë euro në vitin 2019 në mbi 131 milionë euro në vitin 2022.

Trump shpalli një emergjencë ekonomike kombëtare për të zbatuar këto tarifa, të cilat priten të prodhojnë të ardhura vjetore në qindra miliarda dollarë. Ai ka premtuar se këto tarifa do të sjellin rikthimin e vendeve të punës në SHBA, por disa analistë paralajmërojnë për mundësinë e një ngadalësimi të papritur ekonomik për shkak të rritjes së çmimeve për mallra të ndryshme si automjete, veshje, dhe produkte të tjera të konsumit.

Trump ka theksuar se SHBA do të ndalë “grabitjen” që, sipas tij, ka ndodhur për më shumë se 50 vjet, duke kërkuar që kjo politikë të sjellë përfitime për ekonominë amerikane dhe qytetarët e saj.

Related

Previous Post

Kongresi i 49’t i UEFA’s në Beograd, aty edhe Kosova.

Next Post

Marrëveshja ushtarake mes Serbisë dhe Hungarisë: çfarë fshihet pas saj?

Next Post
Vuçiq ka biseduar me Putinin, ka bërë të ditur se për çfarë ka folur

Marrëveshja ushtarake mes Serbisë dhe Hungarisë: çfarë fshihet pas saj?

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

29/04/2025
Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

13/01/2022
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Rabinët ikin nga Sarajeva! Skandal, akuza për antisemitizëm dhe kaos diplomatik

Rabinët ikin nga Sarajeva! Skandal, akuza për antisemitizëm dhe kaos diplomatik

15/06/2025
Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit, sirenat e alarmit bien në Tel Aviv dhe Jerusalem

Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit, sirenat e alarmit bien në Tel Aviv dhe Jerusalem

15/06/2025
Sa ujë duhet të pijmë me të vërtetë? Mjekët zbulojnë të vërtetën që do t’ju trondisë.

Sa ujë duhet të pijmë me të vërtetë? Mjekët zbulojnë të vërtetën që do t’ju trondisë.

15/06/2025
Nis Kupa e Botës për Klube, Mesi e humbë kohën dhe Al Ahli humb shansin

Nis Kupa e Botës për Klube, Mesi e humbë kohën dhe Al Ahli humb shansin

15/06/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Rabinët ikin nga Sarajeva! Skandal, akuza për antisemitizëm dhe kaos diplomatik

Rabinët ikin nga Sarajeva! Skandal, akuza për antisemitizëm dhe kaos diplomatik

15/06/2025
Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit, sirenat e alarmit bien në Tel Aviv dhe Jerusalem

Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit, sirenat e alarmit bien në Tel Aviv dhe Jerusalem

15/06/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info