Turqia dhe Shtetet e Bashkuara kanë firmosur të enjten një marrëveshje të rëndësishme për bashkëpunim strategjik në fushën e energjisë bërthamore për përdorim civil, duke synuar rritjen e qëndrueshmërisë dhe sigurisë energjetike në rajon.
Memorandumi i Mirëkuptimit u nënshkrua gjatë një ceremonie zyrtare nga ministri turk i Energjisë, Alparslan Bayraktar, dhe senatori amerikan Marco Rubio.
Ministri Bayraktar deklaroi për CNN Türk se ky është një hap i madh drejt thellimit të partneritetit mes dy vendeve:
“Qëllimi ynë është të bashkëpunojmë me Shtetet e Bashkuara në ndërtimin e centraleve bërthamore. Kjo marrëveshje shënon një hap të madh drejt bashkëpunimit strategjik dhe shumëdimensional.”
Sipas marrëveshjes, centrale të reja bërthamore do të ndërtohen me mbështetje teknike dhe financiare nga të dyja palët, duke forcuar pozitën e Turqisë si një qendër e rëndësishme energjetike dhe duke garantuar një siguri më të madhe për furnizimet rajonale.