Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Turqia lëshon urdhër-arreste për gjenocid ndaj Netanyahut dhe zyrtarëve izraelitë

Qendra Info by Qendra Info
07/11/2025
in Lajme
0
Izraeli nis sulme diplomatike ndaj aleatëve perëndimorë përpara njohjes së shtetësisë palestineze
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Autoritetet turke kanë lëshuar urdhër-arreste për “gjenocid të dyshuar” ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe disa zyrtarëve të tjerë të lartë të qeverisë së tij, ka bërë të ditur zyra e prokurorisë së Stambollit.

Në mesin e 37 personave të listuar janë përfshirë ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, dhe shefi i shtabit të ushtrisë, gjenerallejtënant Eyal Zamir. Lista e plotë e të dyshuarve nuk është bërë publike.

Sipas deklaratës zyrtare, Turqia i akuzon zyrtarët izraelitë për “gjenocid dhe krime kundër njerëzimit”, të cilat, sipas saj, janë kryer “në mënyrë sistematike” në Rripin e Gazës. Prokuroria ka përfshirë në dosje edhe bombardimin e “Spitalit të miqësisë turko-palestineze”, të ndërtuar nga Turqia në Gaza dhe goditur nga forcat izraelite në muajin mars.

Ky veprim vjen një vit pasi Turqia iu bashkua padisë së Afrikës së Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke mbështetur akuzat për gjenocid ndaj popullsisë palestineze.

Ndërkohë, një armëpushim i brishtë është në fuqi në territorin palestinez që nga 10 tetori, si pjesë e planit të paqes rajonale të ndërmjetësuar nga presidenti amerikan Donald Trump.

Related

Previous Post

Murati: U ekzekutua pagesa prej 100 euro për 50 mijë studentë, rriten pensionet dhe shtesat për fëmijë

Next Post

E shtuna me reshje dhe vranësira në gjithë rajonin

Next Post
Moti i së enjtes: Reshje të dendura shiu dhe bore në Kosovë

E shtuna me reshje dhe vranësira në gjithë rajonin

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.