Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Sport

UEFA nis hetim për trukim ndeshjesh – Arsenali i Tivatit rrezikon përjashtim nga Europa

Qendra Info by Qendra Info
25/04/2025
in Sport
0
UEFA nis hetim për trukim ndeshjesh – Arsenali i Tivatit rrezikon përjashtim nga Europa
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

UEFA ka hapur një hetim zyrtar për dyshime mbi manipulimin e një ndeshjeje në Ligën e Konferencës, ku përfshihet edhe klubi malazez Arsenal Tivat. Ndeshja në fjalë u zhvillua në verën e vitit 2023 kundër ekipit armen Alashkert, dhe përfundoi me rezultatin 6-1 në favor të skuadrës armene.

Dyshimet për trukim u publikuan fillimisht nga televizioni shtetëror polak TVP, vetëm pak ditë pas përfundimit të ndeshjes, duke pretenduar se kishte indikacione serioze për manipulim.

Rreth njëzet muaj më vonë, UEFA ka nisur hetimet për rastin, dhe sipas raportimeve nga Radio Televizioni i Malit të Zi, disa futbollistë dhe zyrtarë të klubit nga Tivati janë marrë në pyetje në selinë e UEFA-s në Nyon, Zvicër. Deri më tani, UEFA nuk ka dhënë një vendim përfundimtar, pasi procesi është ende në zhvillim.

Megjithatë, Shoqata e Futbollit të Malit të Zi dhe vetë klubi janë njoftuar për hapat e ndërmarrë. Nëse hetimet vërtetojnë manipulimin e ndeshjes, Arsenali i Tivatit rrezikon një ndëshkim të rëndë – përfshirë mundësinë e përjashtimit nga garat evropiane.

Related

Previous Post

KDI i bën thirrje Presidentes: Të ndërmarrë iniciativë për zhbllokimin e Kuvendit

Next Post

Barcelona pa Lewandowskin dhe Balden në finalen kundër Real Madridit

Next Post
Barcelona pa Lewandowskin dhe Balden në finalen kundër Real Madridit

Barcelona pa Lewandowskin dhe Balden në finalen kundër Real Madridit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.