Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ujësjellësi “Prishtina”: Fillon trajtimi minimal i ujit në ITU Shkabaj, furnizimi po stabilizohet gradualisht

Qendra Info by Qendra Info
09/01/2026
in Lajme
0
Uji nga Liqeni i Badocit i sigurt për pije, nivelet e manganit brenda normave
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka njoftuar se Impianti për Trajtimin e Ujit (ITU) në Shkabaj ka nisur procesin e trajtimit minimal të ujit, një hap që pritet të ketë ndikim pozitiv në përmirësimin e mëtejshëm të furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas njoftimit për konsumatorët, pas problemeve të theksuara me furnizimin gjatë ditëve të fundit, situata ka filluar të stabilizohet gradualisht. Aktualisht, furnizimi me ujë po realizohet në mënyrë të kontrolluar dhe graduale, në përputhje me kapacitetet teknike ekzistuese të sistemit.

Nga kompania theksohet se ky proces do të ndihmojë në normalizimin e gjendjes në rrjetin e ujësjellësit dhe në rritjen e sigurisë së furnizimit për qytetarët e zonave të prekura.

KRU “Prishtina” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe durimin e treguar, duke siguruar se ekipet teknike po vazhdojnë punën për përmirësimin e plotë të situatës.

Related

Previous Post

Gjykata Kushtetuese shpall antikushtetuese 13 ligje të miratuara nga Qeveria Kurti

Next Post

“Nuk kam nevojë për ligjin ndërkombëtar”: Doktrina e ‘Perëndimit të Egër’ e Trump trondit Evropën

Next Post
Evropa përgatitet të kundërpërgjigjet ndaj tarifave të SHBA-së

“Nuk kam nevojë për ligjin ndërkombëtar”: Doktrina e ‘Perëndimit të Egër’ e Trump trondit Evropën

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.