Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

“Unë jam UÇK” – Mijëra shqiptarë protestojnë në Tiranë për ish-krerët e UÇK-së

Qendra Info by Qendra Info
17/10/2025
in Lajme
0
“Unë jam UÇK” – Mijëra shqiptarë protestojnë në Tiranë për ish-krerët e UÇK-së
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mijëra shqiptarë nga të gjitha trevat u mblodhën në sheshin “Skënderbej” për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së. Fotoja e ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u vendos pranë memorialit të heroit kombëtar Gjergj Skënderbeu, ndërsa turma jehuante me thirrjet “Liri dhe drejtësi për çlirimtarët”.

Protesta, e cila zgjati rreth një orë, nisi me himnin kombëtar dhe tërhoqi shqiptarë nga të gjitha trojet që që nga orët e para të mëngjesit mbushën kryeqytetin. Demonstruesit kërkuan lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, duke theksuar rolin e tyre në krijimin e shtetit të Kosovës.

“Ata janë arkitektët e pavarësisë së Kosovës. Pa ta nuk do të kishim një shtet të konsoliduar. Kjo është diçka e vogël që mund të bëjmë për ta, që të jenë sa më shpejt në mesin tonë. Jemi krah çlirimtarëve, falë tyre sot Kosova gëzon lirshëm. Të lirohen sa më shpejt, se mbahen padrejtësisht”, thanë disa prej protestuesve.

Atmosfera u shoqërua me këngë patriotike, ndërsa veteranët e UÇK-së, të veshur me uniforma ushtarake, erdhën nga Kosova për të dëshmuar angazhimin e tyre në luftën për liri. Protestën e çeli Hysni Gucati, nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së:

“Tirana sot është kryeqendra e shqiptarëve. Sot i themi botës se nuk ishim kriminelë, por bijtë e këtij kombi që dhanë gjithçka për atdhe”, tha Gucati.

Në tubim ishte i pranishëm edhe djali i ish-presidentit Thaçi, Endrit Thaçi, i shoqëruar nga deputetë socialistë. Fjalë mbajtën gjithashtu ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, të cilët deklaruan se akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së janë të fabrikuara.

Related

Previous Post

Tirana mbushet me qytetarë për protestën “Liria ka emër” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Next Post

Veteranët e UÇK-së nderojnë Edi Ramën me portret dhe pllaketë mirënjohjeje

Next Post
Veteranët e UÇK-së nderojnë Edi Ramën me portret dhe pllaketë mirënjohjeje

Veteranët e UÇK-së nderojnë Edi Ramën me portret dhe pllaketë mirënjohjeje

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.