Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

UNICEF: Holanda dhe Danimarka – vendet më të mira për të qenë fëmijë

14/05/2025
in Lajme
Reading Time: 10 mins read
UNICEF: Holanda dhe Danimarka – vendet më të mira për të qenë fëmijë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Holanda dhe Danimarka janë renditur si vendet më të mira për të qenë fëmijë, sipas një raporti të publikuar të mërkurën nga UNICEF, agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijët. Raporti vlerëson mirëqenien e fëmijëve në bazë të tri kategorive kryesore: shëndeti mendor, shëndeti fizik dhe aftësitë akademike.

Në listën e 43 vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) dhe Bashkimit Evropian, Franca zë vendin e tretë, e ndjekur nga Portugalia dhe Irlanda. Ndërkohë, në fund të renditjes qëndrojnë Zelanda e Re, Kolumbia, Meksika, Turqia dhe Kili.

Raporti thekson se shumë vende kanë përjetuar rënie të ndjeshme në performancën akademike të fëmijëve, si pasojë e mbylljes së shkollave gjatë pandemisë Covid-19. Sipas drejtorit të Zyrës së Kërkimeve Innocenti të UNICEF-it, Bo Viktor Nylund, fëmijët po përballen me sfida në shumë drejtime, që përfshijnë ndikime të trashëguara që para pandemisë.

“Tani, përballë pasigurisë në rritje ekonomike, vendet duhet t’i japin prioritet arsimit, shëndetit dhe mirëqenies së fëmijëve, jo vetëm për të siguruar lumturinë e tyre, por edhe për të ruajtur sigurinë ekonomike të shoqërive tona,” deklaroi Nylund.

Sipas të dhënave të raportit, në të 43 vendet e përfshira, rreth 8 milionë 15-vjeçarë – afërsisht gjysma e kësaj grupmoshe – nuk zotërojnë aftësi funksionale të leximit dhe matematikës, duke mos qenë në gjendje të kuptojnë tekste bazë ose të kryejnë llogaritje të thjeshta. Përqindjet më të larta të këtij fenomeni janë regjistruar në Bullgari, Kolumbi, Kosta Rika, Qipro dhe Meksikë.

Megjithatë, raporti evidenton edhe zhvillime pozitive, si rënia e vdekshmërisë foshnjore, ulja e numrit të vetëvrasjeve te adoleshentët dhe përmirësimi i normave të përfundimit të shkollës. Japonia është i vetmi vend që ka shënuar përparim të dukshëm në të gjithë treguesit.

Në anën tjetër, raporti ngre shqetësime për përkeqësimin e shëndetit fizik të fëmijëve, veçanërisht për shkak të rritjes së numrit të fëmijëve mbipeshë dhe rënies së përgjithshme të kënaqësisë me jetën te fëmijët.

“Në mes të pasojave të pandemisë, të dhënat paraqesin një pikë referimi shqetësuese për mirëqenien e fëmijëve, sidomos për ata me prejardhje të pafavorizuar,” paralajmëroi Nylund. “Kjo kërkon një qasje koherente dhe gjithëpërfshirëse që mbulon të gjitha aspektet e fëmijërisë dhe nevojave të saj në çdo fazë të zhvillimit.”

Related

Previous Post

Ministrat e Jashtëm të NATO-s mblidhen në Antalia për të diskutuar rritjen e shpenzimeve ushtarake dhe

Next Post

Qelaj akuzon Dhomat e Specializuara për shkelje të të drejtave të njeriut dhe mungesë transparence

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Këto janë ushqimet që duhet t’i shmangni gjatë ditëve të nxehta të verës

Këto janë ushqimet që duhet t’i shmangni gjatë ditëve të nxehta të verës

30/06/2025
Qetësoni migrenën me këto metoda në shtëpi

Qetësoni migrenën me këto metoda në shtëpi

30/06/2025
Këmbët tuaja, ilaçi më i lirë: Ecja lufton kancerin

Këmbët tuaja, ilaçi më i lirë: Ecja lufton kancerin

30/06/2025
Arrestohen tre zyrtarët policorë që dyshohen se e rrahën një person në Klinë

Arrestohen tre zyrtarët policorë që dyshohen se e rrahën një person në Klinë

30/06/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Këto janë ushqimet që duhet t’i shmangni gjatë ditëve të nxehta të verës

Këto janë ushqimet që duhet t’i shmangni gjatë ditëve të nxehta të verës

30/06/2025
Qetësoni migrenën me këto metoda në shtëpi

Qetësoni migrenën me këto metoda në shtëpi

30/06/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info