Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Uran Ismaili voton dhe fton qytetarët të vendosin për të ardhmen e Prishtinës

Qendra Info by Qendra Info
12/10/2025
in Lajme
0
Uran Ismaili voton dhe fton qytetarët të vendosin për të ardhmen e Prishtinës
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sot ushtronte të drejtën e tij të votës dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën për të votuar.

Pas votimit, Ismaili u deklarua para mediave, duke shprehur shpresën që qytetarët e kryeqytetit të shfrytëzojnë këtë mundësi për ndryshim.

“Sot është një ditë e mirë për Prishtinën, ku vendosim për të ardhmen e saj për katër vitet e ardhshme. Dua të falënderoj qytetarët që më kanë pritur jashtëzakonisht mirë gjatë gjithë fushatës. Shpresoj që edhe sot të jetë një ditë e mirë,” tha Ismaili.

Ai shtoi se fushata ka qenë një përvojë pozitive dhe falënderoi vullnetarët dhe të gjithë ata që kontribuuan për të bërë fushatën e tij sa më të suksesshme.

“Shpresoj që Prishtina të shfrytëzojë mundësinë për ndryshim dhe të bëhet një qytet i zhvilluar, ashtu siç të gjithë e duam ta shohim,” përfundoi Ismaili.

Related

Previous Post

Kryeministri në detyrë Albin Kurti voton dhe thekson rëndësinë e çdo vote

Next Post

Rreth 100 prokurorë të Kosovës angazhohen për mbrojtjen e votës së lirë në zgjedhjet lokale

Next Post
Rreth 100 prokurorë të Kosovës angazhohen për mbrojtjen e votës së lirë në zgjedhjet lokale

Rreth 100 prokurorë të Kosovës angazhohen për mbrojtjen e votës së lirë në zgjedhjet lokale

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.