Kosova do të përballet të mërkurën me një ditë të nxehtë përvëluese dhe me ndjesi të rëndë zagushie. Sipas Institutit Hidrometeorologjik, moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira lokale.
Në orët e vona të pasdites dhe mbrëmjes, vranësirat mund të dendësohen dhe në disa zona të Dukagjinit dhe veriut të vendit ka gjasa të bien rrebeshe të izoluara shiu.
Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në 14°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë në 33°C deri 34°C, duke e bërë këtë një nga ditët më të nxehta të javës.
Qytetarëve u rekomandohet të shmangin qëndrimin e gjatë në diell gjatë mesditës dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje për të përballuar vapën.