Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Vdes fëmija i raportuar i zhdukur në Gadime, humb jetën pas nxjerrjes nga lumi

Qendra Info by Qendra Info
27/01/2026
in Lajme
0
Gjendet pa shenja jete një burrë në Klinë
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Gadime, ku ka ndërruar jetë nxënësi Zejn Zejnullahu, i cili ishte raportuar i zhdukur gjatë ditës.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, fëmija është gjetur në lumin e fshatit, ndërsa menjëherë pas nxjerrjes së tij janë bërë përpjekje intensive për t’i shpëtuar jetën. Banorë të zonës dhe ekipet mjekësore kanë intervenuar me urgjencë, por fatkeqësisht, i mituri nuk ka arritur të mbijetojë.

Lajmi i hidhur është konfirmuar nga familjarë dhe qytetarë që ishin të pranishëm gjatë operacionit të kërkimit dhe ndihmës së parë.

Një nga banorët e fshatit, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka shprehur dhimbjen për humbjen e jetës së fëmijës, duke theksuar përpjekjet e mëdha të komunitetit dhe mjekëve për ta shpëtuar.

Rrethanat e sakta të ngjarjes pritet të sqarohen nga autoritetet kompetente, ndërsa trupi i pajetë do t’i nënshtrohet procedurave të mëtejme ligjore.

Ngjarja ka shkaktuar pikëllim të thellë në familje, shkollë dhe komunitetin lokal. Familjes së të ndjerit i shprehen ngushëllime të sinqerta.

Related

Previous Post

Carney i qëndron fjalimit në Davos, kundërshton pretendimet e ekipit të Trump

Next Post

Sinani: Rezoluta amerikane, çështja e dytë më e rëndësishme për shqiptarët e Luginës pas luftës së UÇPMB-së

Next Post
Sinani: Rezoluta amerikane, çështja e dytë më e rëndësishme për shqiptarët e Luginës pas luftës së UÇPMB-së

Sinani: Rezoluta amerikane, çështja e dytë më e rëndësishme për shqiptarët e Luginës pas luftës së UÇPMB-së

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.