Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Vdes një person dhe një tjetër lëndohet pas shembjes së dheut në Veternik

Qendra Info by Qendra Info
05/04/2025
in Lajme
0
Vdes një person dhe një tjetër lëndohet pas shembjes së dheut në Veternik
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në lagjen Veternik të Prishtinës, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e shembjes së dheut në një punishte. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, kur dy punonjës janë zënë nga shembja e dheut në një vendpunishte në rrugën “Gjilani”.

Sipas informacionit të policisë, njëri nga punonjësit ka arritur të nxirret dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa tjetri, një mashkull rreth 40 vjeç, është konstatuar i vdekur nga mjekët emergjentë.

Në vendin e ngjarjes janë nisur menjëherë ekipet e policisë dhe zjarrfikësve, të cilët janë duke punuar për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka konfirmuar ngjarjen dhe ka theksuar se prokuroria dhe organet e tjera kompetente janë duke vijuar hetimet.

Related

Previous Post

Protesta kundër rritjes së çmimit të rrymës

Next Post

Qytetarët në protesta kundër shtrejtimit të rrymës, aktivistja e PSD’s në plazh.

Next Post
Qytetarët në protesta kundër shtrejtimit të rrymës, aktivistja e PSD’s në plazh.

Qytetarët në protesta kundër shtrejtimit të rrymës, aktivistja e PSD's në plazh.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.