Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Vdes punëtori i KEK-ut që u lëndua në vendin e punës, QKUK: Nuk u mbijetoi plagëve.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
16/07/2026
in Category
0
Vdes punëtori i KEK-ut që u lëndua në vendin e punës, QKUK: Nuk u mbijetoi plagëve.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Qendra Klinike dhe Univeristare e Kosovës kanë dhënë detaje lidhur me punëtorin e KEK-ut, Milazim Binaku, i cili ka vdekur si pasojë e lëndimeve që kishte marrë në vendin e punës.

Që nga lëndimi i rëndë i tij, para rreth një jave, ai ka qenë duke u mjekuar në kujdesin intensiv të QKUK-së.

Por, nga kjo klinikë kanë thënë se pacienti nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe se ka vdekur gjatë natës së mbrëmshme.

“Po fatkeqësisht pacienti që ju i referoheni nuk ka arrit t’u mbijetojë plagëve dhe i njëjti gjatë natës ka ndërruar jetë”, ka thënë për Klankosova.tv, shefi i Mjekimit Intensiv Qendror, Shaqir Uka.

Për vdekjen e tij, ka njoftuar edhe Sindikata e KEK-ut.

“Njoftojmë të gjithë punëtorët e KEK-ut se, një javë pas lëndimit që pësoi në vendin e punës, u nda nga jeta shoku, kolegu dhe bashkëpunëtori ynë i nderuar, Milazim Binaku. Në këto çaste të rënda, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Binaku, të afërmve, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të dhe u prehtë në paqe.”, thuhet në njoftimin e sindikatës.

Ndryshe, 60-vjeçari ishte lënduar rëndë, pasi ishte goditur në kokë nga një mjet i fortë, teksa ishte duke punuar në Kosovamont, në kuadër të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Related

Previous Post

Latifi për Kuvendin e LDK-së: Pala që humbet betejën duhet të përballet me pyetjen nëse ka vend në parti.

Next Post

“Laj gojën kur përmend Ramën”, deklarata e ministres serbe për Kosovën shkakton përplasje në Kuvendin e Shqipërisë.

Next Post
“Laj gojën kur përmend Ramën”, deklarata e ministres serbe për Kosovën shkakton përplasje në Kuvendin e Shqipërisë.

“Laj gojën kur përmend Ramën”, deklarata e ministres serbe për Kosovën shkakton përplasje në Kuvendin e Shqipërisë.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.