Qendra
  • Kreu
  • Biznesi
  • Ekonomia
  • Turizëm
  • Crypto
  • Startup
  • Personazh
  • Karriera
  • Auto-Qendra
  • Opinionet
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Biznesi
  • Ekonomia
  • Turizëm
  • Crypto
  • Startup
  • Personazh
  • Karriera
  • Auto-Qendra
  • Opinionet
No Result
View All Result
Qendra
No Result
View All Result
Home Biznesi

Vështirësohet mbijetesa, buka nga 35 cent shkon në 60 cent

Nga 40 centë deri në 60 centë sillet çmimi i bukës në Kosovë, varësisht nga furra që e prodhon dhe qyteti.

2 months ago
in Biznesi
Vështirësohet mbijetesa, buka nga 35 cent shkon në 60 cent

Deri në fillim të vitit, çmimi ka qenë 35 centë. Në atë kohë ka pësuar rritje vende-vende deri në 50 centë.Por, ditëve të fundit, në disa furra të Gjilanit – qytet në lindje të Kosovës – çmimi i një buke që peshon mbi 500 gramë, është rritur nga 50 në 60 centë.

Pronari i furrës “Shqiponja” atje, Përparim Maloku, thotë se janë disa faktorë që kanë çuar në shtrenjtim:

“…ngritja e çmimit të miellit dhe produkteve të tjera, por edhe mungesa e punëtorëve. Shumica e punëtoreve po kërkojnë të lëshojnë Kosovën dhe për t’i mbajtur në punë, duhet t’i rrisim pagat mujore”, thotë Maloku për Radion Evropa e Lirë.

Ndryshe prej Gjilanit, në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, nuk ka pasur lëvizje të çmimit të bukës së voni. Rritja e fundit ka qenë në fillim të këtij viti. “Çmimi i bukës nuk ka ndryshuar, 50 centë kushton. Çmimi nuk është i arsyeshëm, por çka të bëjmë”, thotë Besmir Martinaj, pronar i furrës “Lindi” në lagjen “Dardania”.

Kosova është përballur me rritje çmimesh të produkteve dhe shërbimeve nga fundi i vitit të kaluar, kryesisht për shkak të çrregullimeve në furnizime që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit. Hov më të madh atyre u ka dhënë pushtimi rus i Ukrainës, i cili ka nisur në fund të shkurtit.

Si Rusia, ashtu edhe Ukraina janë ndër eksportueset më të mëdha të drithërave në botë dhe lufta mes tyre ka shkaktuar çrregullime në tregje. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, norma e inflacionit në muajin maj të këtij viti ka arritur në 12.5 për qind, nga 0.2 për qind sa ka qenë në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Dhe, barra më e madhe e kësaj bie mbi qytetarë. Disa e kanë pensionin minimal 100 euro, e disa rrogën minimale nga 130 deri në 170 euro.

Sadik Kurteshi është pensionist dhe merr 100 euro në muaj. Ai thotë se familja e tij është 7-anëtarëshe dhe se, çdo ditë, blen nga gjashtë bukë, të cilat kushtojnë tri euro. Me këtë çmim, pensioni i Kurteshit shpenzohet gati i tëri vetëm për bukë.

“Unë pensionin si vjet, si sivjet, e marr 100 euro në muaj. Me rritjen e çmimeve, pensioni është zvogëluar. Qeveria duhet t’i mbështesë bizneset që të mos i rrisin çmimet”, thotë Kurteshi.

ShareTweetShare
Previous Post

Ekonomia kosovare në pikën më kritike,kërkohet veprim nga Qeveria

Next Post

Papunësia, varfëria dhe çmimet, tri problemet madhore të kosovarëve

Next Post
Papunësia, varfëria dhe çmimet, tri problemet madhore të kosovarëve

Papunësia, varfëria dhe çmimet, tri problemet madhore të kosovarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

30/03/2021
Comodita Home – eksportuesi më i madh nga Kosova me 40 milionë euro

Comodita Home – eksportuesi më i madh nga Kosova me 40 milionë euro

30/03/2021
SI U VRA ISA BOLETINI, DËSHMIA E RRALLË!

SI U VRA ISA BOLETINI, DËSHMIA E RRALLË!

30/03/2021
Sa shqipëtarë jetojnë në Australi ?

Sa shqipëtarë jetojnë në Australi ?

09/02/2021

Blood Sugar Gall Bladder | 117 Blood Sugar

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

These are generally The Most Effective Courting Apps For a man Over fourty

Betfair Us On-line Casino Evaluate

How to Write My Essay Cheap

18/08/2022

By using a Virtual Panel Portal

18/08/2022

How Exactly To Maintain Major Hookup Online dating sites.

15/08/2022

How to Get Paid to Write Papers For Money

14/08/2022

Recent News

How to Write My Essay Cheap

18/08/2022

By using a Virtual Panel Portal

18/08/2022

How Exactly To Maintain Major Hookup Online dating sites.

15/08/2022

How to Get Paid to Write Papers For Money

14/08/2022

© 2022 Qendra.info

Materialet, videot, fotografitë, shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe në bazë të së drejtës së autorit , sipas ligjeve të miratuara janë pronë e kompanisë. Gjithsecili mund të përdorë dhe të shërbehet me këtë faqe interneti, dhe materialet e saja, sipas ligjeve dhe rreguloreve të cilat përcaktojne qartë përdorimin e tyre, pa shkelur të drejtën e autorit.

Kontakti:

Email:info@qendra.info

Adresa: Rruga C, Banesat e Lin project,

Prishtinë, 10000, Kosovë

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Biznesi
  • Ekonomia
  • Turizëm
  • Crypto
  • Startup
  • Personazh
  • Karriera
  • Auto-Qendra
  • Opinionet

©2021 Qendra.