Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar sot listën zyrtare të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit, me Albin Kurtin të renditur i pari dhe kandidatin për kryeministër të ardhshëm të vendit. Subjekti garon me numrin 116 në fletëvotim.
Nga Vetëvendosje u deklarua se me përkrahjen e qytetarëve synojnë të dalin fitues dhe të vazhdojnë “rrugën e ndryshimit e zhvillimit për Kosovën”.
Lista përfshin figura të njohura të LVV-së, ministra aktualë e ish-ministra, aktivistë të hershëm, akademikë, profesionistë të rinj dhe emra të rinj të politikës.
Lista e plotë e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje! (116)

