Labinot Tahiri i është bashkuar protestës në sheshin e Prishtinës.
Protestat në Prishtinë u zhvilluan pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.
Përmes një lidhjeje live në Facebook, Tahiri u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen dhe të organizohen edhe jashtë Kosovës, duke thënë “Liri për çlirimtarët” dhe duke kërkuar mbështetjen për katër ish-krerët e UÇK-së.
IndeksOnline e citon Tahirin duke thënë se “Neve na erdhi liria falë atyre që tani po mbahen padrejtësisht në Hagë” dhe se, sipas tij, shtetet e Bashkimit Evropian ia kanë kthyer shpinën Kosovës.

