Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Vizita në Bruksel, Rama publikon foto me Presidentin e Këshillit Europian António Costa: “Miku im i çmuar”

Qendra Info by Qendra Info
10/02/2026
in Lajme
0
Vizita në Bruksel, Rama publikon foto me Presidentin e Këshillit Europian António Costa: “Miku im i çmuar”
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotografi nga një darkë pune e zhvilluar mbrëmjen e së hënës në Bruksel, ku u takua me Presidentin e Këshillit Europian, António Costa.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Rama e cilësoi Costën si “mikun tim të çmuar”, duke e shoqëruar mesazhin me urimin për një ditë të mbarë dhe simbolet e Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

“MIRËMËNGJES dhe me këto momente përpara darkës së mbrëmshme të punës në Bruksel, me Presidentin e Këshillit Europian dhe mikun tim të çmuar, António Costa, ju uroj një ditë të mbarë 🇦🇱🤝🇪🇺”, shkroi Rama.

Sipas burimeve zyrtare, takimi u përqendrua në ecurinë e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, progresin e reformave dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të Tiranës me institucionet europiane.

Vizita e Ramës në Bruksel vjen në një moment të ndjeshëm politik për Shqipërinë, të lidhur me hetimet ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, për të cilën një ditë më parë Komisioni Europian i kërkoi Parlamentit shqiptar të mos vonojë procedurat për shqyrtimin e çështjes së imunitetit.

Takimi me Presidentin e Këshillit Europian shihet si pjesë e përpjekjeve të qeverisë shqiptare për të ruajtur ritmin e integrimit europian, pavarësisht zhvillimeve të brendshme politike.

Related

Previous Post

BE drejt rritjes së rolit të shteteve anëtare: Roma dhe Berlini shtyjnë për më shumë kontroll kombëtar

Next Post

Dita e dytë e deklaratave përmbyllëse në Hagë, Prokuroria vijon me pretendimet për përgjegjësi penale

Next Post
Mbrojtja pritet t’i thërrasë deri 25 dëshmitarë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Dita e dytë e deklaratave përmbyllëse në Hagë, Prokuroria vijon me pretendimet për përgjegjësi penale

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.