Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Vjen thirrja e parë e Merz për SHBA’në: Qëndro jashtë politikës së brendshme gjermane

Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka paralajmëruar SHBA-në që të “qëndrojnë jashtë” politikës së vendit të tij, pasi AfD-ja e ekstremit të djathtë mori mbështetje të fortë nga aleatët e presidentit amerikan, Donald Trump.

Valon Arifi by Valon Arifi
07/05/2025
in Lajme
0
Vjen thirrja e parë e Merz për SHBA’në: Qëndro jashtë politikës së brendshme gjermane
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Merz, 69 vjeç, një konservator që u zgjodh të martën kancelar i ekonomisë më të madhe të Evropës, ka thënë gjithashtu se panifikon të zhvillojë një bisedë telefonike me Trumpin të enjten.

Aleanca e tij CDU/CSU ka fituar zgjedhjet e shkurtit përpara partisë kundër imigracionit Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila doli e dyta me më shumë se 20%, raporton The Guardian.

Gjatë fushatës, AfD-ja ka fituar mbështetje të fortë nga aleati i Trumpit, Elon Musk, miliarderi i teknologjisë, dhe zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, shkruan koha.net.

Merzi ka dënuar ato që i ka quajtur “vëzhgimet absurde” të fundit nga SHBA-ja, pa specifikuar deklarata të veçanta dhe ka thënë se “do të dëshironte të inkurajonte qeverinë amerikane … që të qëndronte kryesisht jashtë” politikës së brendshme gjermane.

Një politikan me lidhje të gjata me SHBA-në, Merzi ka thënë se ai kishte ndjerë gjithmonë se Amerika “mund të bëjë dallimin e qartë midis partive ekstremiste dhe partive të qendrës politike”.

Duke folur me transmetuesin publik ZDF të martën, Merz ka vënë në dukje se ai “nuk ka ndërhyrë në fushatën zgjedhore amerikane” që zgjodhi Trumpin.

Javën e kaluar, pasi agjencia e brendshme e inteligjencës gjermane e caktoi AfD-në një parti “ekstremiste e krahut të djathtë”, sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio e ka quajtur masën “tirani të maskuar” dhe ka thënë se “Gjermania duhet të ndryshojë kursin”.

Ndërkaq, zëvendëspresidenti Vance ka shkruar në X se “Perëndimi shembi Murin e Berlinit së bashku. Dhe ai është rindërtuar, jo nga sovjetikët apo rusët, por nga struktura gjermane.”

E Musk ka marrë pjesë edhe virtualisht në një tubim të janarit për AfD-në, duke i thënë turmës se “ju vërtet jeni shpresa më e mirë” për Gjermaninë./Periskopi/

Related

Previous Post

Prokuroria Speciale tërhiqet nga disa pretendime në rastin Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi

Next Post

Taravari pritet të largohet nga qeveria

Next Post
Taravari pritet të largohet nga qeveria

Taravari pritet të largohet nga qeveria

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.