Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Vjosa Osmani godet Albin Kurtin pa ia përmendur emrin: Këtu na sollën njerëz me qëllime të rrezikshme

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
06/03/2026
in Lajme
0
Vjosa Osmani godet Albin Kurtin pa ia përmendur emrin: Këtu na sollën njerëz me qëllime të rrezikshme
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka goditur Albin Kurtin, pa ia përmendur emrin.

Ajo ka thënë se vendin e sollën këtu njerëz me qëllime të rrezikshme.

“Natyrisht që qytetarët nuk kanë dashur zgjedhje, e ka krijuar dështimi i Kuvendit për ta kryer detyrën e tyre, askush nuk do të duhej të dëshironte një cikël tjetër politik, kur vendi ka nevojë për stabilitet. Këtu e sollën vendin njerëz të papërgjejshëm e me qëllime të rrezikshme”, tha ajo.

Osmani, ka deklaruar se u detyrua të shpërndajë parlamentin dhe të shpallte zgjedhjet e reja, pasi Kuvendi, sipas saj, dështoi ta kryejë punën e vet.

Në një konferencë për media, ajo tha se çështja nuk është se a do të ketë zgjedhje, por “sa do të kenë sukses disa që t’i zvarrisin ato”.

“Kjo do të thotë se edhe nëse procesi do të vazhdonte tutje, rezultati kushtetues nuk do të ndryshonte. Ne kemi hyrë në një territor shumë të qartë juridik. Prandaj pyetja që do duhej bërë nuk është nëse do të ketë zgjedhje, por sa do të kenë sukses disa që t’i zvarrisin ato. Pra, pyetja është e vetme është se kur është data e zgjedhjeve. Qytetarët nuk kanë nevojë për vonesa të reja, kanë nevojë që të dëgjohet qartë zëri i tyre. Kanë nevojë për qartësi, për institucione që funksionojnë, për një politikë që nuk frikësohet nga përgjegjësia”.

“Jam plotësisht e vetëdijshme dhe e gatshme që ky dekret mund të kontestohet në gjykatën Kushtetuese, por mund të them hapur se nuk kam qenë kurrë më krenare sesa me këtë vendim. Jam shumë me qetë të përballem me një kontestim për veprim në mbrojtje të Kushtetutës, sesa me mosveprim kur rrezikohen themelet e saj”, deklaroi Osmani.

Related

Previous Post

Çitaku: Ambicia për kontroll total nga VV-ja, po e çon Kosovën drejt zgjedhjeve

Next Post

Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova shkon në zgjedhje të reja

Next Post
Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova shkon në zgjedhje të reja

Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova shkon në zgjedhje të reja

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.