Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Vrasje në Prizren – Prokuroria kërkon paraburgim 30-ditor për të pandehurin

Qendra Info by Qendra Info
12/08/2025
in Lajme
0
Vrasje në Prizren – Prokuroria kërkon paraburgim 30-ditor për të pandehurin
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit E.B., i dyshuar për “Vrasje të rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 10 gusht 2025, rreth orës 20:30, në lagjen Tusuz, rruga “Lapidari” në Prizren. Hetimet e deritanishme tregojnë se pas një mosmarrëveshjeje paraprake, E.B., duke vepruar në mënyrë dinake dhe duke shfrytëzuar besimin e viktimës H.Sh., fillimisht ka provokuar një përleshje mes qenve të tyre. Pas një fjalosjeje të shkurtër, i dyshuari ka nxjerrë papritmas një thikë-patente dhe ka goditur viktimën.

H.Sh. është dërguar me urgjencë në QKUK në Prishtinë, ku ka ndërruar jetë nga plagët e marra. Prokuroria e cilëson këtë akt si “Vrasje e rëndë” sipas nenit 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, E.B. akuzohet edhe për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas nenit 366 të të njëjtit Kod Penal.

Prokuroria Themelore në Prizren thekson se mbetet e përkushtuar në luftën kundër kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.

Related

Previous Post

Si të Fitosh me Imigracionin: Politikat e Synuara për të Kundërshtuar Populizmin

Next Post

Arrestohet një person për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit në Lipjan

Next Post
Sot varroset Enver Bajraktari, u gjet i groposur në një arë

Arrestohet një person për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit në Lipjan

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.