Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Vuçiç njofton për ndërtimin e tubacionit hungarezo-serb, punimet priten të nisin këtë vit

Qendra Info by Qendra Info
02/04/2025
in Lajme
0
Vuçiç shkarkon ambasadoren serbe në Zagreb, pas marrëveshjes Shqipëri-Kroaci-Kosovë
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se projekti për ndërtimin e tubacionit të naftës hungarezo-serb, që do të shtrihet për më shumë se 100 kilometra, do të përfundojë në tremujorin e tretë të vitit 2028. Sipas Vuçiçit, punimet ndërtimore mund të nisin në tremujorin e fundit të këtij viti, njoftoi agjencia serbe e lajmeve, Tanjug.

Tubacioni i naftës do të lidhë Algjionin e Hungarisë me Novi Sadin në Serbi dhe do të ketë një gjatësi prej 123 kilometrash. Ky projekt u dakordua midis Serbisë dhe Hungarisë në vitin 2022, ndërsa ministrat kompetentë të të dy shteteve e nënshkruan marrëveshjen në qershor të vitit 2023. Po ashtu, qeveria e Beogradit miratoi të hënën rregulloren për përgatitjen e planit hapësinor për këtë zonë me rëndësi të veçantë për korridorin infrastrukturor të naftësjellësit.

Projekti i gazsjellësit pritet të ndërtohet deri në vitin 2028, dhe vlera e parashikuar për pjesën serbe të projektit është 157 milionë euro. Kapaciteti i përgjithshëm i tubacionit të naftës, i cili do të kalojë nën tokë për të gjithë gjatësinë e tij, do të jetë afërsisht 5.5 milionë tonë në vit.

Në përfundim, Vuçiç njoftoi se do të takohet së shpejti me kryeministrin hungarez Viktor Orban për të vazhduar dhe intensifikuar bashkëpunimin strategjik mes dy vendeve në të gjitha fushat e rëndësishme.

Related

Previous Post

Basha heq logon e PD-së nga selia pas padisë së Berishës në KQZ

Next Post

Ancelotti: Real Madrid ka arritur qëllimin duke kaluar në finalen e Copa del Rey

Next Post
Ancelotti: Real Madrid ka arritur qëllimin duke kaluar në finalen e Copa del Rey

Ancelotti: Real Madrid ka arritur qëllimin duke kaluar në finalen e Copa del Rey

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.