Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Vuçiq reagon pas dënimit të Dodikut: Serbia në krizën më të madhe që nga viti 2008

Qendra Info by Qendra Info
02/08/2025
in Lajme
0
Vuçiq reagon pas dënimit të Dodikut: Serbia në krizën më të madhe që nga viti 2008
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, pasi Gjykata në Bosnje e Hercegovinë shpalli një vendim të formës së prerë kundër presidentit të entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik.

Sipas vendimit të konfirmuar më 1 gusht, Dodik është dënuar me një vit burgim dhe ndalim nga funksionet publike për gjashtë vjet, për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar, Christian Schmidt. Vendimi vjen pas konfirmimit të aktgjykimit të shkallës së parë të dhënë më 26 shkurt.

Vuçiq reagoi menjëherë pas dënimit, duke deklaruar se Serbia ndodhet në situatën më të vështirë që nga viti 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë. “Që atëherë jemi përballur me kriza të mëdha – nga vërshimet dhe emigracioni, te pandemia, lufta në Ukrainë, tensionet në Kosovë e akuzat për Srebrenicën. Por ky vendim për Dodikun është ndër më të rëndët”, u shpreh ai.

Vuçiq konfirmoi se për këtë çështje do të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare të shtunën, për të shqyrtuar pasojat politike dhe diplomatike.

Nga ana tjetër, Dodik deklaroi në një konferencë të jashtëzakonshme në Banjallukë se nuk e pranon vendimin, ndërsa theksoi se qëndrimin zyrtar do ta përcaktojnë institucionet e RS-së. Ai paralajmëroi se Kuvendi i Republikës Sërpska do të mblidhet për të miratuar vendime të reja dhe për të hartuar një plan daljeje nga situata e krijuar.

Në vijim të reagimeve, Dodik tha se do të kërkojë mbështetje nga Serbia, por edhe nga Rusia dhe SHBA-ja. Ndërkohë, avokati i tij ka paralajmëruar se do ta çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës, duke kundërshtuar legjitimitetin e aktgjykimit.

Vendimi kundër Dodikut vjen si pasojë e nënshkrimit të dekreteve për ligje të cilat ishin anuluar më herët nga Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar dhe që synonin shmangien e zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës në territorin e RS-së.

Burimi: Radio Evropa e Lirë (REL)

Related

Previous Post

Kamala Harris heq dorë nga kandidatura për guvernatore të Kalifornisë, por nuk përjashton rikthimin në garën presidenciale

Next Post

GE Aerospace paralajmëron pasardhësin e mundshëm hipersonik të SR-71 Blackbird

Next Post
GE Aerospace paralajmëron pasardhësin e mundshëm hipersonik të SR-71 Blackbird

GE Aerospace paralajmëron pasardhësin e mundshëm hipersonik të SR-71 Blackbird

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.