Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e udhëhequr nga Albin Kurti, ka shënuar një fitore të thellë dhe gjithëpërfshirëse në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, duke iu afruar ndjeshëm rezultatit historik të vitit 2021. Me mbi 425 mijë vota, Vetëvendosje ka dalë partia e parë pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës, duke dominuar veçanërisht në qendrat e mëdha urbane.
Komunat e fituara nga Lëvizja Vetëvendosje
VV-ja ka fituar në shumicën dërrmuese të komunave, shpesh me rezultate mbi 50%, e në disa raste edhe mbi 60% të votave:
-
Prishtinë – mbi 50%, rikthim i fuqishëm pas humbjes në zgjedhjet lokale
-
Gjilan – mbi 62% (mbi 29 mijë vota)
-
Ferizaj – mbi 60%
-
Mitrovicë – mbi 60%
-
Podujevë – mbi 60%
-
Kaçanik – mbi 60%
-
Kamenicë – mbi 60%
-
Gjakovë – mbi 53%
-
Prizren – mbi 51%
-
Fushë Kosovë – mbi 54%
-
Istog – mbi 44% (fitore në bastionin tradicional të LDK-së)
-
Pejë – rreth 48%
-
Lipjan – rreth 48%
Në Klinë, gara ishte më e ngushtë, por edhe aty Vetëvendosje doli parti e parë.
Komunat ku nuk fitoi VV-ja
Vetëvendosje nuk arriti të dalë e para vetëm në tri komuna, ku dominuan partitë rivale:
-
Skënderaj – fitore bindëse e PDK-së
-
Drenas (Gllogoc) – fitore bindëse e PDK-së
-
Deçan – fitore e AAK-së me rreth 48%, ndërsa VV-ja mori mbi 30%
Këto komuna mbeten bastione tradicionale të PDK-së dhe AAK-së, por edhe aty Vetëvendosje ka shënuar rritje të konsiderueshme.


