Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Walker: Katërshja e UÇK-së e pafajshme, paraburgimi shumëvjeçar padrejtësi e tmerrshme

Qendra Info by Qendra Info
18/02/2026
in Lajme
0
Walker: Katërshja e UÇK-së e pafajshme, paraburgimi shumëvjeçar padrejtësi e tmerrshme
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-diplomati amerikan William Walker ka kritikuar ashpër procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, duke e cilësuar atë si të tejzgjatur dhe problematik nga pikëpamja e drejtësisë.

Në një intervistë për A2 CNN, Walker tha se gjyqi ka zgjatur mbi 10 vjet, duke përfshirë rotacione të shumta juristësh, prokurorësh dhe gjyqtarësh ndërkombëtarë. Sipas tij, kushtet komode të jetesës në Hagë, pagat e larta dhe përfitimet shtesë mund të kenë ndikuar në zvarritjen e procesit.

Ai shtoi se disa zyrtarë ndërkombëtarë mund të mos kenë pasur interes që gjyqi të përfundonte shpejt, duke qenë se për vite me radhë kanë jetuar dhe punuar në kushte shumë të favorshme në Holandë.

Walker e krahasoi këtë proces me gjyqet e Nurembergut pas Luftës së Dytë Botërore, duke theksuar se ato përfunduan brenda dy deri në tre vitesh, ndonëse trajtonin krime në përmasa shumë më të mëdha. Sipas tij, standardi i shpejtësisë dhe efikasitetit të atyre proceseve do të duhej të ndiqej edhe në rastin aktual.

Ai vuri theksin te paraburgimi shumëvjeçar i të akuzuarve, duke thënë se mbajtja e tyre për katër vite pa një vendim përfundimtar bie ndesh me parimin bazë të drejtësisë – prezumimin e pafajësisë.

Walker e cilësoi si “padrejtësi të tmerrshme” faktin që, sipas tij, të akuzuarit kanë humbur vite të jetës larg familjeve, duke përmendur edhe rastin kur Hashim Thaçit iu lejua vetëm një ditë dalje për ceremoninë mortore të babait të tij.

Sipas ish-diplomatit amerikan, deri në një vendim të formës së prerë, të akuzuarit duhet të konsiderohen të pafajshëm dhe trajtimi i tyre duhet të reflektojë këtë parim themelor të drejtësisë.

Related

Previous Post

Rama: Çështjet kombëtare kërkojnë unitet, jo ndasi partiake

Next Post

Në Hagë dëgjohen sot deklaratat përmbyllëse të ish-krerëve të UÇK-së

Next Post
Mbrojtja pritet t’i thërrasë deri 25 dëshmitarë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Hagë dëgjohen sot deklaratat përmbyllëse të ish-krerëve të UÇK-së

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.