Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

y operacione të suksesshme të Doganës së Kosovës: Parandalohen kontrabandë mallrash dhe tentim-futje e produkteve të padeklaruara në vend

Qendra Info by Qendra Info
06/10/2025
in Lajme
0
y operacione të suksesshme të Doganës së Kosovës: Parandalohen kontrabandë mallrash dhe tentim-futje e produkteve të padeklaruara në vend
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar dy operacione të ndara gjatë ditës së hënë, duke parandaluar kontrabandimin dhe futjen e mallrave të padeklaruara në territorin e vendit.

Në rastin e parë, Task Forca – Lindje, e përbërë nga zyrtarë të Doganës dhe Policisë, ka ndaluar një automjet furgon në rrugën Viti–Gerlicë, i cili dyshohej se transportonte mallra të kontrabanduara përmes rrugëve ilegale që lidhin Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Gjatë kontrollit të mjetit, që drejtohej nga një 29-vjeçar me inicialet U.U. nga Vitia, janë gjetur mallra pa dokumentacion përkatës:

  • 40 thasë fara me peshë nga 25 kg (rreth 1,000 kg në total)

  • 50 pako kumbulla të thata, me peshë 10 kg secila (rreth 500 kg gjithsej)

Sipas vlerësimeve fillestare, mallrat e kontrabanduara kapin vlerën mbi 10,000 euro, pa përfshirë shmangiet tatimore dhe taksat doganore. Automjeti dhe mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme.


Në rastin e dytë, në pikën kufitare të Vërmicës në Prizren, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve për kontroll të detajuar.

Megjithëse drejtuesi i mjetit kishte deklaruar se nuk posedonte mallra për t’u deklaruar, gjatë inspektimit janë zbuluar mallra me natyrë tregtare të fshehura në ulëset e pasme dhe në bagazh, përfshirë:

  • 18 thasë me 144 palë mbathje sportive të markës “Nike”

  • Rreth 600 pako me më shumë se 7,500 copë suplemente ushqimore

Asnjë prej këtyre produkteve nuk ishte shoqëruar me faturë apo dokumentacion ligjor. Sipas Doganës, vlera e përgjithshme e mallrave të padeklaruara është 5,554 euro, ndërsa shmangia e detyrimeve doganore llogaritet në 1,655 euro.

Ndaj drejtuesit të automjetit është iniciuar procedurë kundërvajtëse në bazë të nenit 253 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës (KDAK).

Dogana e Kosovës ka theksuar në reagimin e saj zyrtar se rastet e tilla trajtohen me prioritet të lartë, duke paralajmëruar se mosdeklarimi i mallrave përbën shkelje të ligjit dhe ndëshkohet sipas dispozitave në fuqi.

Institucioni gjithashtu u ka bërë apel qytetarëve dhe bizneseve që të respektojnë rregullat doganore dhe të shmangin kontrabandën, si pjesë e përpjekjeve për mbrojtjen e tregut vendor dhe rritjen e integritetit ekonomik të vendit.

Related

Previous Post

Sasia e ushqimit të shpërdoruar në Ballkan do ta ushqente Gazën për 22 muaj

Next Post

Tiranë tronditet nga vrasja në sallën e gjyqit: Gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja, ekzekutohet gjatë seancës për pronën në Shkodër

Next Post
Tiranë tronditet nga vrasja në sallën e gjyqit: Gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja, ekzekutohet gjatë seancës për pronën në Shkodër

Tiranë tronditet nga vrasja në sallën e gjyqit: Gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja, ekzekutohet gjatë seancës për pronën në Shkodër

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.