Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Zbardhet aktiviteti i katër grupeve kriminale, sekuestrohen mbi 2 ton drogë

Qendra Info by Qendra Info
02/10/2025
in Lajme
0
Zbardhet aktiviteti i katër grupeve kriminale, sekuestrohen mbi 2 ton drogë
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Hetimet e nisura gjatë periudhës së pandemisë kanë çuar në zbardhjen e veprimtarisë kriminale të katër grupeve të strukturuara, të cilat merreshin me trafik ndërkombëtar të drogës nga Italia, Spanja dhe Shqipëria.

Sipas autoriteteve italiane, Guardia di Finanza e Leçes ka njoftuar mbylljen e hetimeve paraprake ndaj 29 personave, shtetas italianë dhe shqiptarë, të përfshirë në këtë rrjet kriminal, raporton RaiNews.

Operacioni është zhvilluar në disa qytete italiane, përfshirë Lecce, Brindisi, Romë, Firence, Pisa, Bolonja, Fermo, Ascoli Piceno dhe Reggio Emilia, si dhe jashtë Italisë.

Gjatë hetimeve, autoritetet kanë sekuestruar mbi 2 ton lëndë narkotike, përfshirë kokainë, heroinë, hashash dhe marihuanë, si dhe rreth pesë litra vaj hashashi, 192 mijë euro para cash dhe 16 automjete, të përdorura nga grupet kriminale për transportin e drogës.

Hetimi përbën një goditje të rëndësishme ndaj trafikut ndërkombëtar të drogës dhe demonstron koordinimin e autoriteteve italiane me ato ndërkombëtare për luftimin e krimit të organizuar.

Related

Previous Post

Kelmendi: Çeku nuk e refuzoi debatin, por duket se VV po vendos për veprimet e tij

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.