Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Kulturë

Zbulohet mausoleumi gjigand romak në Bulqizë, mbishkrime tregojnë lidhjet e elitave me botën antike

Qendra Info by Qendra Info
02/09/2025
in Kulturë
0
Zbulohet mausoleumi gjigand romak në Bulqizë, mbishkrime tregojnë lidhjet e elitave me botën antike
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në fshatin Strikçan të Bulqizës, në vendin e quajtur “Fusha e Gurrës”, një grup arkeologësh shqiptarë ka zbuluar një monument unik, të pari të këtij lloji në Shqipëri. Bëhet fjalë për një varr monumental të periudhës romake, i cili daton në shekujt III–IV të erës sonë, sipas arkeologut Erikson Nikolli.

“Ky varr, në formë mausoleumi, ka përmasa rreth 9 metra me 6 metra, me dhoma funerare 2.40 metra të larta, paradhomë dhe shkallare monumentale të zbukuruara me motive gjeometrike në stuko. Porta peshon 1 ton,” tha Nikolli për Report TV. Ai shtoi se është për herë të parë që një varr monumental i tillë zbulohet në rajonin e Dibrës, duke dëshmuar praninë e elitave romake në këtë zonë.

Gjetjet brenda varrit janë po ashtu të pasura: arkeologët evidentuan enë qelqi të tipologjive të ndryshme, një krehër kocke, thika dhe fragmente tekstili të thurura me fije ari, që mbështillnin individin e varrosur, të quajtur Gelliano.

Surpriza më e madhe është mbishkrimi biling në latinisht dhe greqisht, që i kushtohet individit të varrosur dhe përëndisë romake Jupiter. Nikolli shprehet: “Mbishkrimi është dëshmi e drejtpërdrejtë e lidhjeve kulturore dhe fetare të kësaj zone me botën romake. Është një dokument i çmuar epigrafik, që i shtohet hartës së trashëgimisë sonë.”

Sipas arkeologut, varri ka qenë objekt grabitjesh në lashtësi dhe më pas gjatë periudhave të ndryshme, por pjesë të rëndësishme janë ruajtur. Gërmimet e mëtejshme pritet të zbulojnë struktura dhe mbishkrime të tjera që do të plotësojnë kuadrin historik të trevës.

Ky zbulim jo vetëm rrit vlerën arkeologjike të zonës, por hap një kapitull të ri për historinë dhe trashëgiminë kulturore të Shqipërisë.

Burimi: Report TV

Related

Previous Post

Ish-drejtori i SHIK-ut në Berat nën akuzë për sekrete shtetërore

Next Post

Takimi Vuçiç-Putin në Pekin: Bashkëpunim strategjik dhe projekte të përbashkëta

Next Post
Takimi Vuçiç-Putin në Pekin: Bashkëpunim strategjik dhe projekte të përbashkëta

Takimi Vuçiç-Putin në Pekin: Bashkëpunim strategjik dhe projekte të përbashkëta

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.