Deputeti i Vetëvendosjes, Egzon Azemi, dhe ish-zëdhënësi i VV-së, aktualisht zëdhënës i Qeverisë, Arlind Manxhuka, janë shpallur fajtorë për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit” dhe janë dënuar secili veç e veç me nga 1 vit e 6 muaj burgim.
Qerim Elshani dhe Edi Zenelaj janë shpallur fajtorë për “kanosje” dhe janë dënuar me nga 6 muaj burgim secili.
Aktgjykimi është shpallur nga trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga pranimi i vendimit me shkrim.
Në shpallje ishte i pranishëm Edi Zenelaj, ndërsa munguan të akuzuarit tjerë dhe prokurorja speciale.
Rasti është kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit, pasi më herët të pandehurit kishin marrë vendime të ndryshme, përfshirë edhe lirime nga akuza.

