Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Zëvendëskryeministri Bislimi u takua me Kryesuesen e Divizionit për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), Zuzana Michalcová Šutiaková

Ardian Emini by Ardian Emini
28/10/2024
in Lajme
0
Zëvendëskryeministri Bislimi u takua me Kryesuesen e Divizionit për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), Zuzana Michalcová Šutiaková
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim ditën e sotme Kryesuesen e Divizionit për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), Zuzana Michalcová Šutiaková.

Me zyrtaren nga Bashkimi Evropian zëvendëskryeministri Bislimi bisedoi rreth aktualitetit dhe zhvillimeve në vend dhe rajon, si dhe për rrugëtimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian.

Përgjatë bashkëbisedimit, zëvendëskryeministri trajtoi dhe progresin që ka njohur vendi edhe në rrafshin ekonomik, ku tashmë i kemi rreth 75.000 vende më shumë të punës, të fokusuar tek punësimi i grave dhe të rinjve, e ku niveli i papunësisë është ulur nga 23.8% sa ishte para ardhjes sonë në qeverisje, në tash vetëm 10.8%.

Zëvendëskryeministri theksoi edhe nevojën për heqjen e masave të cilat vijojnë të jenë të padrejta e të qëndrojnë në fuqi edhe pas konstatimit të Përfaqësuesit të Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, në raportin e tij ku rekomandon heqjen e tyre.

Related

Previous Post

Putin paralajmëron kundërpërgjigje nëse Ukraina përdor armët me rreze të gjatë

Next Post

Rutte: Vendosja e forcave të Koresë së Veriut në Kursk tregon dëshpërimin e Putinit

Next Post
Rutte: Vendosja e forcave të Koresë së Veriut në Kursk tregon dëshpërimin e Putinit

Rutte: Vendosja e forcave të Koresë së Veriut në Kursk tregon dëshpërimin e Putinit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.