Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Zjarret në gjithë vendin: 41 raste të raportuara, 14 ende aktive – AME kërkon kujdes dhe bashkëpunim nga qytetarët

Qendra Info by Qendra Info
09/07/2025
in Lajme
0
Zjarret në gjithë vendin: 41 raste të raportuara, 14 ende aktive – AME kërkon kujdes dhe bashkëpunim nga qytetarët
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME) ka publikuar raportin e fundit lidhur me situatën aktuale të zjarreve në vend, duke njoftuar se gjatë ditës së sotme janë raportuar gjithsej 41 raste të zjarrit, ndërsa 14 prej tyre vazhdojnë të jenë aktive në disa komuna të Kosovës.

Zjarret aktive janë të përqendruara në këto zona:

  • Mitrovicë – Rashan

  • Skenderaj – Llaushë, Aqarevë, Tërnavc, Kopiliq

  • Ferizaj – Burrnik, Nerodimë

  • Istog – Zallq, Gusar

  • Podujevë – Batllavë, Belloshë, Hërticë, Rakinicë

  • Pejë – Kryshevc

  • Gjakovë – Zylfaj (aktiv), Shkukez (afër lokalizimit)

Në terren ndodhen njësitë profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit, të cilat po veprojnë me kapacitete të plota dhe me mbështetje nga Policia e Kosovës, vullnetarë, qytetarë dhe strukturat lokale, për të vënë situatën nën kontroll.

AME thekson se ka një ulje të intensitetit të zjarreve krahasuar me ditën e mëparshme, megjithatë, situata mbetet delikate dhe kërkon vëmendje të vazhdueshme.

Institucioni falënderon të gjithë pjesëmarrësit në operacionet përballë zjarreve për përkushtimin dhe bashkëpunimin. Po ashtu, u bën thirrje qytetarëve që të përmbahen nga ndezja e zjarreve, si dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të re zjarri apo persona të dyshuar për zjarrvënie.

AME rikujton se parandalimi dhe ndërgjegjësimi janë kyç për ruajtjen e sigurisë, jetës dhe pronës.

Related

Previous Post

Përpjekja e 44-t për konstituimin e Kuvendit: Zgjedhja e kryetarit vazhdon të mbetet pengesë

Next Post

Pse BE po vonon me sanksionet e reja ndaj Rusisë? Dy çështje ende të pazgjidhura e mbajnë pezull paketën e 18-të

Next Post
Krerët e BE thirrje për të “bojkotuar” SHBA-n, Scholz: Një sulm ndaj rendit tregtar

Pse BE po vonon me sanksionet e reja ndaj Rusisë? Dy çështje ende të pazgjidhura e mbajnë pezull paketën e 18-të

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.