Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Zjarri kaplon Tyrben në Medvegjë, shkakton dëme të mëdha të objektit të trashëgimisë fetare e kulturore

Qendra Info by Qendra Info
13/04/2025
in Category
0
Zjarri kaplon Tyrben në Medvegjë, shkakton dëme të mëdha të objektit të trashëgimisë fetare e kulturore
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rreth orës 12:00 të së dielës, një zjarr përfshiu Tyrben që ndodhet në Medvegjë, raporton portali LUGINALAJMI.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, objekti është djegur i tëri nga brenda, ndërsa struktura e jashtme ka mbetur e paprekur, falë ndërtimit me gurë.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Medvegjë, Fitim Sahiti, deklaroi se rasti është paraqitur në polici, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet. Ende nuk dihet nëse zjarri është shkaktuar nga ndonjë shkak teknik apo ka të bëjë me zjarrëvënie të qëllimshme. “Nëse kemi të bëjmë me zjarrvënie, ai që e ka bërë këtë nuk është normal. Si mund të digjen vendet e shenjta?”, ka theksuar Sahiti.

Ngjarja sjell kujtimet e një incidenti të ngjashëm më 16 korrik 2015, kur po ashtu flakët dogjën tyrben dhe varrin e një figure të njohur që ndodhej aty.

Në komunën e Medvegjës ndodhen edhe dy xhami: një në fshatin Banjë të Sjarinës dhe tjetra në fshatin Kapit, ndërsa kjo tyrbe është e vetmja e llojit të saj, e konsideruar si një monument i trashëgimisë fetare dhe kulturore, që ishte renovuar vite më parë.

Për vite me radhë janë shënuar incidente të ndryshme ndaj pronës private dhe objekteve të trashëgimisë në këtë zonë. Kujtojmë rastin e 1 tetorit 2023, kur shtëpia e një familjeje lokale u sulmua dhe banorët u kërcënuan nga persona të maskuar.

Hetimet për zjarrin në Tyrben e Medvegjës janë ende në zhvillim e sipër./LUGINALAJMI/

Related

Previous Post

“N’kambë u çue krejt Shqyptaria…“, Blerim Latifi: Regimi i At Gjergj Fishtës pas ndodhisë në Big Brother

Next Post

Grenell për Specialen: Ndaljani fondet, është krejt politikë

Next Post
Avokati i Popullit i Gjykatës së Hagës: Të paraburgosurit ankohen më shumë për rregullat e burgut dhe ushqimin

Grenell për Specialen: Ndaljani fondet, është krejt politikë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.