Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

ZRrE jep dritën jeshile për dy kompani të reja në tregun e energjisë në Kosovë

Qendra Info by Qendra Info
27/05/2025
in Lajme
0
ZRrE jep dritën jeshile për dy kompani të reja në tregun e energjisë në Kosovë
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka mbajtur sot një mbledhje të jashtëzakonshme, ku ka miratuar dy vendime të rëndësishme në kuadër të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në Kosovë.

Në këtë mbledhje, Bordi i ZRrE-së ka vendosur që t’i lëshojë licencë për furnizim me energji elektrike kompanisë VOLTKOS Sh.p.k., duke i hapur rrugë kështu hyrjes së saj në tregun e brendshëm dhe zgjerimit të ofertës për konsumatorët kosovarë.

Po ashtu, ZRrE ka marrë vendim për njohjen e licencës së kompanisë AI EnergyX – Dega në Kosovë, duke vepruar sipas parimit të reciprocitetit. Ky hap i mundëson kësaj ndërmarrjeje që të operojë në përputhje me legjislacionin vendor dhe të kontribuojë në rritjen e konkurrencës në sektorin energjetik.

“Vendimet e marra sot përbëjnë një tjetër hap konkret drejt një tregu më të hapur dhe konkurrues të energjisë elektrike në Kosovë”, thuhet në njoftimin zyrtar të ZRrE-së.

Procesi i liberalizimit të tregut të energjisë është pjesë e përpjekjeve të institucioneve për të përmirësuar efikasitetin, transparencën dhe cilësinë e shërbimeve për konsumatorët, si dhe për të tërhequr investime të reja në sektorin energjetik.

Related

Previous Post

Lavrov sulmon Evropën pas heqjes së kufizimeve për armët ndaj Ukrainës: “Karrierat e tyre varen nga lufta”

Next Post

Lista e Shqipërisë për ndeshjet e marsit, mungojnë dy nga emrat më të përfolur: Mehmeti dhe Shpendi jashtë përballjeve me Serbinë dhe Letoninë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.